Dashi-Sot mund të jetë një nga ato ditët kur ndihesh sikur nuk mund të bësh asgjë dhe as ta detyrosh veten. Mos u ndiej në faj, të gjithë kemi nevojë për ditë të tilla. Merr kohën e nevojshme për të pushuar, do të jesh sërish vetja nesër.

Demi-Alternativa më e mirë është të peshosh mundësitë kur bëhet fjalë për projekte, përpara se të pranosh t’i realizosh. Këto kohë e ke të vështirë të përqendrohesh në diçka, ndaj një bisedë me një mik do të ndihmonte për të qartësuar gjërat.

Binjakët-E ke të vëshitrë të qëndrosh me këmbë në tokë për momentin, mendja jote ndodhet në një mrekulli që po të ndodh. Po përpiqesh t’i japësh kuptim, por për momentin nuk ka rëndësi, do të përballesh shpejt me realitetin. Gjëra të tilla nuk ndodhin shpesh, ndaj shijoje.

Gaforrja-Partneri duket më i zënë me punë se ti në këtë moment. Pasioni është ende aty, por për momentin ka kaluar në plan të dytë. Mos mendo se ke humbur tërheqjen tënde, prit deri nesër sepse gjërat do të normalizohen.

Luani-Do të ndihesh i fortë, vital dhe energjik sot. Madje do të duash të marrësh përsipër detyra që mjaftojnë për tre persona, kështu që ji i kujdesshëm që të mos e ngarkosh veten me më shumë nga sa të takon. Forca dhe energjia që ndien mund të zbehen nën peshën e një barre të madhe.

Virgjëresha-Komunikimi me kolegët do të jetë shumë i fortë gjatë dy javëve në vazhdim. Do të përshkosh hapa gjigandë në qëllimet e tua vjetore për sa kohë do ta përdorësh këtë në mënyrë të zgjuar dhe të frytshme. Do të tregosh shumë vëmendje edhe në jetën dashurore, mos u tremb nga pengesat.

Peshorja-Shtëpia jote do të kthehet në një strehë lumturie sot, me biseda të gjalla që do ta ëmbëlsojnë atmosferën dhe do ta kthejnë në një ambient të këndshëm.Në punë, gjërat nuk po të shkojnë aq mirë, je përqendruar në një problem që nuk arrin ta zgjidhësh. Përpiqu ta mbash në një lloj perspektive sepse kjo situatë do të jetë e pranishme për dy javët në vazhdim.

Akrepi-Ndodhesh në një pikë fillimi në karrierë dhe është koha t’i japësh një shtysë vetes për të ngjitur shkallët. Ndërkohë, do të kesh shumë detyra e porosi për të mbaruar, ndaj mos harro t’i lejosh vetes disa minuta për t’u çlodhur. Në dashuri, është koha e përsosur për të bërë një bisedë me partnerin apo për njohje të reja.

Shigjetari-Ke një ditë të ngjeshur përpara ndaj përqendrohu sa më shumë të mundesh. Një pasiguri lidhur me një situatë të veçantë do të të bëjë të ndihesh i padobishëm. Mos u trego i ashpër me veten, është thjesht një informacion për të cilin nuk ke dijeni.

Bricjapi-Javët në vazhdim do të jenë disi më të lehta për sa i përket punës, por mos u rehato shumë. Ke një tendencë të bëhesh përtac kur të nevojiten më pak përpjekje për të prodhuar të njëjtat rezultate. Në fakt, duhet të synosh për të arritur më shumë.

Ujori-Vazhdon situata e pakëndshme me kolegun e punës me të cilin gjërat nuk po të shkojnë aq mirë. Do të jetë një problem edhe për disa kohë, ndaj komunikimi dhe mirëkuptimi i përbashkët janë e vetmja zgjidhje. Bëj pjesën tënde lidhur me këtë. Është një ditë e mirë edhe për dashurinë, por duhet të presësh derisa të bëhet disi më e thellë përpara se të përjetosh emocione më të mëdha.

Peshqit-Një ndarje e përkohshme me partnerin do të të krijojë ndjesi të përziera. Do të duash kohë për veten dhe nga ana tjetër do të ndiesh mungesën e personit tjetër. Pasiguria jote mund të shfaqet, ndaj përqendrohu në projektet e tua dhe shijo qetësinë. Po bën shumë zhurmë për asgjë!/tvklan.al