Dashi-Gjëra të këndshme mund të ndodhin ndërkohë që jeni duke punuar. Sot prisni që  gjithçka që do të ndodhë të jetë e lidhur me punën. Gjatë darkës mund të takoni një person special, me të cilin mund të hapni zemrën.

Demi-Të pëlqejnë marrëdhëniet sidomos kur e dini që kanë një përfundim të këndshëm. Sot përgatituni që të kaloni në disa rrugë që do t’ju çojnë në vende speciale.

Binjakët-Duhet që të angazhoheni në një marrëdhënie. Së dyti duhet që të dashuroni. Do ta nisni ditën me një marrëdhënie të shkëlqyer, ndërsa më vonë do të ndjeni se keni gjetur shpirtin binjak.

Gaforrja-Sot është dita e duhur për të folur me miqtë. Do të dalë diçka speciale nga këto biseda. Duhet t’ia tregoni njerëzve se si ndiheni.

Luani-Personi që ju pëlqen ndan të njëjtat parime me ju. Do të bëni një bisedë të këndshme me këtë person çka do bëjë të zbuloni gjëra që nuk i keni imagjinuar kurrë.

Virgjëresha-Keni mundësinë që t’i thoni një personi pranë jush se si ndiheni në të vërtetë për të. Mund të shprehni të gjitha ndjenjat sot pa u bërë sentimentalë. Lidhjet forcohen për shkak të ndryshimeve.

Peshorja-Do të keni mundësi që t’i adresoni çështjet e rëndësishme sot. Fjalët do t’ju vijnë vetë. Nëse ka ndonjë gjë të domosdoshme për të diskutuar, sot është koha e duhur.

Akrepi-E sotmja do të jetë e shkëlqyer në aspektin shoqëror. Do të komunikoni me njerëz të rinj dhe do të vendosni kontakte të reja. Është koha për t’u zbavitur dhe për të treguar si ndiheni.

Shigjetari-Sot do të ndiheni krenarë  që jetoni. Megjithatë do të bisedoni me një person dhe keni për të folur në mënyrë të sinqertë. Shumë njerëz e pëlqejnë këtë karakteristikë tuajën pasi pak vetë e tregojnë të vërtetën.

Bricjapi-Dashuria, zjarri dhe pasioni janë çështjes e nxehta të ditës së sotme. Nuk doni që këto të mbesin thjesht çështje diskutimi. Do të mund të zbuloni interesa të përbashkëta me persona të ndryshëm.

Ujori-Sa i përket marrëdhënies në çift sot do të jetë mundësia që të sqaroni problemet e vogla. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Mbrëmjen shijojeni sëbashku, ndoshta me një darkë romantike nëse është e mundur.

Peshqit-Sa i përket lidhjes në çift, dita e sotme do të karakterizohet nga pasioni dhe romanca. Në mbrëmje duhet të bëni gjëra të paharrueshme./tvklan.al