Dashi-Dikush që keni ndihmuar në të shkuarën do të kërkojë sërish ndihmë. Këtë herë mendohuni mirë përpara se t’ia jepni. Fakti është që do të mësonin shumë më shumë dhe më shpejt nëse do të vuanin nga pasojat e veprimet e tyre.

Demi-Mund të keni një përplasje me dikë që shkoni mjaft mirë zakonisht. Do të thuhen fjalë që lëndojnë, por bëni mirë të mos i merrni më seriozisht sa duhet. Asnjë prej të dyve nuk e mendon vërtetë atë që do të thotë.

Binjakët-Përpara se të fusni dorën në çantë këtë javë, sigurohuni që mund ta përballoni atë që planifikoni të blini. Por edhe nëse mund ta përballoni, përpiquni ta merrni më lirë diku tjetër. Ka ardhur koha të bëni pak ekonomi.

Gaforrja-Nuk ka nevojë të ndaheni mëdysh këtë javë, për t’iu gjendur pranë edhe vetes, edhe të tjerëve. Merrni më shumë kohë për veten dhe mos u shqetësoni për faktin që të tjerët mund të mos jenë duke kaluar mirë.

Luani-Këtë javë ose do të tregoheni bujarë gjatë gjithë kohës, ose do të jeni egoistë në ekstrem. Duket se nuk ka një të mesme të artë. Cilëndo rrugë të zgjidhni, duhet të përkushtoheni 100 përqind.

Virgjëresha-Mund të mendoni se ideja e fundit që keni është gjeniale, por mos u surprizoni nëse askush nuk do të bëhet pjesë e saj. E vërteta është se jo të gjithë duan të jenë aventurierë. Por kjo nuk duhet t’ju ndalë që të argëtoheni.

Peshorja-Mos e shpenzoni kohën tuaj të çmuar dhe energjinë, duke u përpjekur për të impresionuar dikë që me gjasë, koha që do të shpenzoni me të do të jetë e limituar. Pastaj, nuk që duhet të jetë e kundërta? Nuk duhet të jenë ata që duhet të bëjnë përpjekje për t’ju impresionuar?

Akrepi-Vendosni interesat tuaja para këtë javë dhe mos u shqetësoni nëse të tjerët do të mendojnë se jeni egoistë. Ndoshta kështu është vërtetë, por ndonjëherë është mënyra e vetme për të arritur atë që dëshironi.

Shigjetari-I frikësoheni faktit se dikush me të cilin keni pasur një debat, mund të jetë duke mbajtur qëndrim. Me gjasë po e vrisni mendjen më shumë sa duhet. Por edhe nëse është vërtetë kështu, a janë ata në gjendje që t’ju bëjnë keq? Keni gjëra më të rëndësishme për të menduar.

Bricjapi-Nëse dikush ju fyen apo ju mërzit këtë javë, duhet të merrni frymë thellë dhe të numëroni deri në 10, sepse nëse lejoni që t’ju udhëheqin nervat dhe inati, rezultati mund të jetë aspak i mirë. Mos i lejoni të tjerët që t’ju nxjerrin nga shinat.

Ujori-Diçka duhet të ndryshojë. Sidomos në punë, nuk mund të prisni që gjërat të jenë si më parë. Të gjitha ndryshimet janë të mira, ndaj mirëpriteni atë që do të ndodhë gjatë ditëve në vijim, edhe pse mund t’ju trondisë fillimisht.

Peshqit-Planet që keni mund të hasin disa pengesa ditët në vijim dhe ndonëse kjo mund t’ju mërzisë, mund të ketë edhe përfitime pozitive në terma afatgjatë. Bëni durim dhe përpiquni që të përshtateni me pengesat që do t’ju dalin para.//tvklan.al