Dashi – Në vend që sot të kërkoni llogari nga të tjerët, kthehuni nga vetja juaj dhe kontrolloni emocionet e forta. Mos kërkoni të jeni dominues në të gjitha aspektet e jetës.

Demi – Mos lejoni të tjerët të nënvlerësojnë punën tuaj. Tregojuni atyre se keni punuar shumë për të arritur ku jeni sot. Disa miq kanë nevojë për mbështetjen tuja, mos hezitoni t’ia u ofroni. Nuk do të mungojnë komplimentet nga shefat.

Binjakët –Edhe sot do të jeni shumë të lëkundur dhe të pavendosur se çfarë kërkonin në të vërtetë, nga partneri. Por çdo gjë e ka një kufi. Prandaj mos e zgjasni shumë këtë “lojë”.

Gaforrja – Prej disa ditësh keni shumë dyshime në lidhje me partnerin. Por sot gjithçka do të marrë fund. Një argument bindës nga ana e tij do të kuptoni në të vërtetë se çfarë po ndodh me marrëdhënien tuaj.

Luani – Jeni shumë të përgjegjshëm për të gjitha veprimet që bëni, por situata do ju dalë jashtë kontrollit. Jepuni të gjithëve kohën e tyre për tu menduar dhe reflektuar, mos u kërkoni llogari sikur të jeni prind i tyre.

Virgjëresha – Tronditja e brendshme që keni pësuar mesa duket nuk kalon dhe shumë lehtë. Kini më shumë besim në vetvete dhe mendoni pozitivisht, gjërat duan kohën e vetë për të ndryshuar.

Peshorja – Ftesave të fundit që po ju bëhen, përgjigjuni me joshje dhe mister. Në këtë mënyrë do të jeni më shumë intrigues dhe do ta keni shumë shpejt atë që dëshironi. Deri tani jeni në rrugën e duhur.

Akrepi–Sot do të jeni të dyzuar mes miqësisë dhe partnerit. Mes tyre gjërat nuk janë dhe shumë të sinqerta dhe duhet të balanconi situatat. Tregohuni diskret në ato që do të mësoni sot.

Shigjetari – Mos u çudisni nëse do të përballeni me kërkesa nga më të çuditshmet në ambientin e punës. Disa mund të jenë dhe për tju provokuar, por mos e lëshoni veten. Merrni situatat me qetësi.

Bricjapi– Projekti që keni marrë në dorë po ecën më së mirë dhe shumë shpejt do ja ndjeni frytet. Të gjitha objektivat që i kishit vendosur vetes janë në rrugën e duhur. Suksesi juaj është i garantuar.

Ujori – Kohët e fundit keni lënë shumë gjëra të akumulohen brenda jush dhe nuk është çudi që sot të shpërtheni. Mos u tregoni kokëfortë për dëgjojini të tjerët deri në fund, mund të kenë argumente më bindes.

Peshqit –Mendoni se mbani emocionet tuaja të fshehura? Por në të vërtetë gaboheni, miqtë tuaj të afërt ju njohin dhe madje shumë mirë. Flisni me ta për të gjitha shqetësimet që keni.

/tvklan.al