Dashi-Mund të futeni në një diskutim romantik me një person që e doni shumë. Megjithatë përpara se të bëni diçka të tillë duhet që të jeni të sinqertë përballë njëri-tjetrit. Duhet që t’i sqaroni mirë ndjenjat përpara se të fantazoni ndonjë gjë për të ardhmen.

Demi-Sot yjet parashikojnë që mund të ngrihen disa probleme në marrëdhënien në çift. Në fakt nuk bëhet fjalë për probleme serioze, por do të sjellin debate në çift. Janë leksione që duhen mësuar.

Binjakët-Ka shumë lloje njerëzish kokëfortë. Ata që refuzojnë të veprojnë edhe pasi është marrë një vendim dhe ata që bazohen në dijen e gabuar se kanë të drejtë. Yjet tregojnë se ju dhe personi zemrës mund të futeni në një rrugë qorre. Kujdes me zgjedhjet.

Gaforrja-Energjia që ju rrethon do të nxjerrë në pah ndjenjat që keni për një person special. Do të jeni në gjendje që t’i shprehni të gjitha gjërat që keni përbrenda dhe kjo do t’ju bëjë të jeni më të afërt. Do të kuptoni që ka dashuri të vërtetë mes jush.

Luani-Mund të mos ndiheni shumë romantikë ose sentimentalë. Edhe pse mund të mos jeni në ditën më të mirë, gjithsesi keni mundësi që të bëni progres në marrëdhënien në çift. Diskutimet mund të bëhen për çështje që ju shqetësojnë të dyve.

Virgjëresha-Energjia planetare mund t’ju bëjë të ndiheni sikur keni më shumë të drejtë se zakonisht Kjo duket sikur është “receta” perfekte për shkatërrimin e një marrëdhënie, por jo gjithçka është kështu. Duhet thjesht që të flisni me njëri-tjetrin se sa të reagoni në situata që ju shqetësojnë.

Peshorja-Do të lindin keqkuptime në marrëdhënien në çift. Për t’i shmangur  ato duhet që të shprehni si ndiheni. Këtë duhet ta tregoni në mënyra të ndryshme që edhe personi i zemrës të ketë mundësi t’ju kuptojë. Qëllimi i ditës është që të jeni të qartë.

Akrepi-Nuk do të jeni në gjendje që të bëni progres në marrëdhënien në çift. Ngjarjet që po ndodhin nuk do ju bëjnë të kuptoni se ku janë limitet. Duhet që të ecni me rrjedhën e ngjarjeve dhe kjo do ju bëjë të kuptoni më qartë rrugën që duhet të ndiqni.

Shigjetari-Fantazia dhe realiteti do të vihen përballë sot. Në fakt po kërkoni të shihni një ngjarje që ka ndodhur dhe një që mund të ndodhte. Do të përfitoni duke vënë prioritete për jetën.

Bricjapi-Mund të ndodhin keqkuptime sot, për shkak të mënyrës si perceptoni gjërat. Ju mendoni se sinjalet që po dërgoni janë të qarta, por jo të gjithë mendojnë njësoj. Partneri/ja mund të mos i kuptojnë si ju.

Ujori-Energjia planetare do t’ju bëjë të ndiheni të pasigurtë për një gjë që në fakt ishit shumë të sigurtë. Duket sikur një marrëdhënie po shkatërrohet për shkak të forcave që ju nuk i keni nën kontroll. Mos u shqetësoni, lërini gjërat të ndodhin. Do të kuptoni që është thjesht një iluzion dhe çdo gjë është mirë.

Peshqit-Nëse planifikoni të njihni dikë sot duhet të kuptoni që mendimi juaj për partnerin/en e mundshëm/me në të ardhmen do të ndryshojë nga momenti në tjetrën. Nuk do të jeni në gjendje të kuptoni kush do të  jetë i/e duhuri/a./tvklan.al