Dashi- Ditët e fundit nuk jeni të kënaqur me qëndrimin që keni mbajtur ndaj situatave të caktuara. Përpara keni një periudhë të favorshme për ju për të rivendosur rregull. Reflektoni dhe përfitoni nga kjo kohë.

Demi- Pjesa më e madhe e ditës do të jetë e lidhur me problemet financiare. Është e rëndësishme që të përqëndroheni në gjërat kryesore. Gjatë pasdites suksesi material është shumë i mundshëm.

Binjakët- Tashmë nuk jeni më të interesuar për marrëdhënie sipërfaqësore ose jo serioze. Do të takoni shume njerëz dhe do të zgjidhni miq të vërtetë. Në këtë moment të jetës, marrëdhëniet me të tjerët i konsideroni shumë të rëndësishme dhe nuk do t’i lini pas dore.

Gaforrja- Është shumë e mundur një kthesë e papritur e ngjarjeve që nuk do të jenë në favorin tuaj. Mos u nxitoni në vendime që mund të rezultojnë për keq. Ndoshta do t’ju duhet të bëni disa përpjekje në mënyrë që të mbroni stabilitetin dhe pozitën tuaj.

Luani- Keni mundësinë të vendosni rregull jo vetëm në shtëpi, por edhe për ndjenjat tuaja. Gjatë pasdites mund të hasni në surpriza dhe jo të gjitha do të jenë të mira. Ndoshta do t’ju duhet të kushtoni gjithë vëmendjen tuaj për të afërmit.

Virgjëresha- Sot pritet që dita të jetë mjaft pozitive, sidomos në planin profesional, ku ju presin iniciativa të reja. Një takim i ri sot mund të bëjë të ndryshoni një program të mëparshëm.

Peshorja– Motoja juaj në jetë është që gjithçka është relative. Sidoqoftë, duke i kushtuar vëmendje detajeve nuk do të thotë domosdoshmërisht se ju harroni gjërat themelore.

Akrepi- Nuk është koha e përshtatshme për të marrë vendime të mëdha. Nëse po mendoni që të filloni një marrëdhënie të re, apo nëse jeni të angazhuar në një lidhje të martoheni, do të jeni disi konfuz për këtë vendim. Rivlerësoni gjërat dhe mendoni me objektivizëm. Mund të ketë disa çështje që duhen zgjidhur para se të vendosni.

Shigjetari- Planifikoni një ditë miqësore dhe vlerësoni gjendjen tuaj. Mënyra juaj e veprimit dhe mendjekthjelltësia do të jenë në qendër të vëmendjes. Mund të keni marrëveshje për një biznes fitimprurës. Në gjysmën e dytë të ditës do të forconi gjendjen tuaj shëndetësore.

Bricjapi- Do të jeni të tunduar nga një ofertë apo propozim që ju bëhet, por duhet që t’i shihni gjërat me qetësi. Eshtë momenti më i përshtatshëm për të reflektuar.

Ujori- Sot do të ktheheni pas në kohë dhe do të sillni në vëmendje kujtime nga e kaluara, qoftë të mira apo të këqija. Është momenti ideal për të ndërprerë disa nga lidhjet negative me të shkuarën.

Peshqit- Ky është një moment shumë i mirë për të bërë ndryshime në karrierë. Deri në fund të ditës ju do të jeni në gjendje që të bëni plane të guximshme. /tvklan.al