Horoskopi 14 Maj 2022




Horoskopi 14 Maj 2022

08:20 14/05/2022

Dashi-Venusi vazhdon të qëndrojë pozitiv në shenjën tuaj. Emocionet do të ndezin pasione të reja apo do të riaktivizojnë flakët e shuara. Jupiteri, në një kënd të shkëlqyer, rigjallëron lidhjet e vjetra. Urani dhe Mërkuri janë planetët e karrierës dhe punës dhe të dy favorizojnë shenjën tuaj.

Demi-Skena astrologjike shfaqet shumë pozitive për ju. Është një Pluton magnetik, nëse i përkisni dhjetëditëshit të tretë pritet të gjenerojë një energji të jashtëzakonshme në trup dhe në mendje. Një projekt i rëndësishëm profesional ju emocionon, ndikuar nga Saturni ambicioz.

Binjakët-Saturni edhe sot ju ndikon pozitivisht nga shenja e Ujorit, duke ju dhënë racionalitet dhe një vizion shumë depërtues të realitetit, veçanërisht nëse keni lindur në maj. Jeta familjare është e qetë dhe po ashtu edhe forma juaj fizike.

Gaforrja-Disa trupa qiellorë do t’ju gëzojnë shpirtin sot. Disa kundërshti do të vijnë nga pozicionimi i ekipit Venus-Jupiter në shenjën e Dashit. Neptuni i vendosur në shenjën mike të Peshqve ju stimulon dëshirat dhe kuriozitetet erotike. Në punë stimulohen aftësitë krijuese.

Luani-Një Jupiter brilant hyri në shenjën miqësore të Dashit dhe sot krijon një ditë mjaft të kënaqshme nga shumë këndvështrime, veçanërisht nëse keni lindur në korrik. Mërkuri dhe Venusi do të bashkojnë forcat sot në shenjën tuaj dhe ndikojnë komunikimin.

Virgjëresha-Ndërsa yjet janë rikthyer për t’ju buzëqeshur, instinkti juaj sugjeron që “dikush atje lart ju do” duke rindezur një dritë të veçantë për ju, e cila është sekret ekzistencial. Në veçanti, planeti i metamorfozës, Neptuni edhe pse në një kënd të papërshtatshëm, ju ofron mundësi të reja për të shprehur ndjenjat.

Peshorja-Mërkuri është tani ylli juaj kujdestar. Planeti ju mbështet veçanërisht nëse festoni ditëlindjen në shtator. Hapni dyert e kësaj dite të re duke treguar buzëqeshjen, një shpallje e dëshirës për t’u argëtuar dhe një sens humori të shkëlqyer që shoqëron rrjedhën e ditës.

Akrepi-Kontrastet e vogla në qiell të nxitura nga Dielli në kënd të kundërt nuk shqetësojnë dhe situata paraqitet e qetë. Ndoshta e vetmja pjesë që duhet mbajtur nën kontroll sot janë marrëdhëniet familjare, veçanërisht ato me vëllezërit dhe motrat.

Shigjetari-Planetët e dobishëm dhe racionalë, Venusi, Saturni, Plutoni dhe Jupiteri, propozojnë një ditë shumë interesante dhe pozitive për ju. Entuziazmi po rritet në qiell, por ndërkohë mos i shpërdoroni paratë, disa planetë që korrespondojnë saktësisht me burimet ekonomike, kalojnë në një pozicion të papërshtatshëm,

Bricjapi-Rreshtimi i planetëve në këtë ditë të re sjell sot disa pengesa. Jupiteri ndikon negativisht tek Dashi dhe mund të shihni disa pengesa të vogla në familje. Dini të përballoni teprimet e fëmijëve dhe, nëse është e nevojshme, mësoni edhe ju prindër t’u thoni “jo” tekave të tepërta.

Ujori-Një tablo e përgjithshme pozitive dhe një kombinim planetar që shkëlqen. Mërkuri dhe Jupiteri, nga sot te Dashi sjellin mundësi të parezistueshme nga të cilat nuk duhet të hiqni dorë! Jupiteri i mrekullueshëm ju fal gjallëri dhe ambicie në punë.

Peshqit-Jupiteri që ka kaluar te Dashi reflekton ndikime të dobishme. “Dëshira” është përbërësi kryesor që do të jetë në gjendje të ndërtojë forcën e një pasioni të qëndrueshëm. Kujdes nga mbi angazhimet në punë, ndonëse deri më tani nuk jeni penduar për projektet që po realizoni./tvklan.al













Të ngjashme