Dashi – Sot keni dëshirë për një udhëtim spontan apo një aventurë dhe kozmosi e mbështet kurajën tuaj. S‘është momenti që të rrini në vend sepse doni të veproni dhe kureshtja ju dërgon në territore të panjohura, aty ku shkëlqeni më shumë dhe të tjerët janë të gatshëm t’ju ndjekin.

Demi Është momenti të vini në jetë planet tuaja që lidhen kryesisht me familjen. Mendoni dhe  veproni lidhur me një rinovim, zhvendosje apo mbështetjen e një ëndrre. Nëse keni nevojë për këshilla apo ndihmë financiare, do të keni vetëbesim, krijimtari dhe do të jeni mjaft bindës, ndaj mund ta kërkoni.

Binjakët – Jeni gati për të ndarë diçka por përgatituni sepse jo të gjithë do ta shohin në të njëjtën mënyrë. Jini fleksibël dhe dëgjoni me të njëjtin pasion që flisni. Këndvëhtrimi  i të tjerëve mund të shtojë më shumë aspekte pozitive në këndvështrimin tuaj. Komunikimi sot nuk  duhet të jetë debat.

Gaforrja – Do të dilni nga zona e rehatisë, sidomos në çështjet e lidhura me paratë. Një mundësi e re mund të vijë nga një drejtim i papritur.  Besojini instinkteve, por guxoni të provoni diçka të re. Nuk ju duhen përgjigjet, por kurajoja për t’ia filluar.

Luani – Universi po ju frymëzon që të shkëputeni nga ruitna dhe të bëni diçka që ju entuziazmon. Ju keni nevojë për momente që kanë domethënie, ndaj shkoni dhe kërkojini.

Virgjëresha – Nën dukjen tuaj të qetë, diçka zien dhe kërkon të shihet. Të shprehurit mund të jetë një formë shërimi në këtë moment. Është një mundësi për të gjetur rrugën tuaj të vërtetë. Lëreni busullën e brendshme t’ju udhëheqë, edhe nëse tregon diçka të panjohur.

Peshorja – Sot do të shkëlqeni në biseda plot gjallëri, të qeshura e argëtim. Mos prsini ftesë, por lëvizni të parët. Keni sharm magnetik, kurse sharmi dhe karizma ju bëjnë të dalloheni. Mirëprisni shoqërinë e mirë, bisedat e bukura dhe çfarëdo që ju gëzon.

Akrepi – Keni aftësi të shkëlqyera dhe duhet t’i tregoni. Nëse doni të rrisni të ardhurat, mos kini frikë të amplifikoni vlerën tuaj. Ndani një ide,kërkoni një rritje page apo nisni diçka të re. Bota po ju sheh kështu që siguroni të tregoni sa vleni.

Shigjetari – Jeni gati për të vepruar sepse kërkoni diçka ndryshe  e madje deri të pamenduar. Përqafoni spontanitetin dhe guxoni që të jetoni përmes aventurës.

Bricjapi – Detektivi brenda jush kërkon të veprojë për një pyetje pa përgjigje, një të vërtetë të fshehur apo diçka të panjohur. Nuk e doni dramën por kur shihni diçka plot mister, ndiqni gjurmët, besojini instinkteve dhe mo kini frikë të gërmoni. Zbulimi mund të ndryshojë këndvështrimin tuaj ose të fuqizojë lëvizjen e radhës.

Ujori – Ky është momenti të bashkëpunoni me një qëllim dhe të takoni njerëz që kanë të njëjtën energji.  Mos e nënvlerësoni forcën e një njohjeje të re apo bisede. Jeni tërheqës dhe gati për të dëgjuar atë që doni të thoni, ndaj kërkoni të ngjashmit tuaj.

Peshqit – Ambiciet e guximshme kërkojnë vëmendjen tuaj dhe për t’i realizuar duhet të kujdeseni më  shumë për mirëqenien tuaj fizike e mendore. Trupi juaj duhet vlerësuar si mjet për vizionet më të forta që keni, ndaj mos e lini pas dore./tvklan.al