Dashi – Nëse e gjeni veten në një diskutim të nxehtë me një shok a koleg, duhet të hidhni një hap pas dhe të hapni rrugë. Pse të lodheni për diçka që nuk ia vlen të përpiqesh?

Demi – Nisni të planifikoni lëvizjen tuaj të madhe, por mos u angazhoni tërësisht. Planetet jua paralajmërojnë të mos vendosni qëllime të mëdha për veten, sepse kjo mund t’ju çojë në zhgënjim.

Binjakët – Nëse e gjeni veten duke debatuar me dikë mbi argumentet politike, mos shkoni shumë larg duke rrezikuar miqësinë apo shoqërinë. Gjeni një rrugë për të ndryshuar temë.

Gaforrja – Lajmi që do të merrni sot nuk do të jetë as i mirë dhe as i keq në vetvete. Gjithçka do të varet nga mënyra që do të zgjedhësh për ta interpretuar. Përpiquni të shikoni anën pozitive, përse ta mërzisni veten?

Luani – Kjo është një ditë e mirë për të kaluar kohë me njerëzit e dashur dhe për të folur për gjëra që ju shqetësojnë të gjithëve. Çdo problem që mund të keni pasur në të shkuarën do të zgjidhet me lehtësi.

Virgjëresha – Duhet të tregoheni e sinqertë me disa njerëz dhe tu tregoni hapur se nuk mund të bëni më shumë gjëra për ta. Thoni hapur dhe mbajeni fjalën pasi ndryshe do të dëmtoni veten.

Peshorja – Do ju duhet të merrni disa vendime të rëndësishme sot dhe më i rëndësishmi prej tyre është të vendosni nëse do jua kushtoni veten punës apo lojës. E dini se keni shumë punë dhe nuk dëshironi të ngeleni pas.

Akrepi – Çfarëdo që zgjidhni të bëni në 24 orët e ardhshme duhet t’i përsërisni vetes që duhet të mbani paratë në xhepin tuaj. Nëse nisni të shpenzoni para, qoftë edhe në gjëra të vogla, do ta keni të vështirë të ndaloni.

Shigjetari – Edhe nëse jeni nga ata Shigjetarë të rrallë të cilët pëlqejnë t’i mbajnë për vete opinionet e tyre, sot nuk do të hezitoni të flisni. Madje duhet të flisni zëzhëm që të gjithë t’ju dëgjojnë.

Bricjapi – Aktiviteti kozmik në fushën e komunikimeve ju jep vetëbesimin të shpreheni hapur, por sigurohuni që pretendimet tuaja t’i mbështesni me fakte. Në të kundërt, përveçse do të dukeni keq, kundërshtarët do shfrytëzojnë rastin për t’ju kundërvënë.

Ujori – Përpiquni të mos fokusoheni shumë në detaje sot. Është tabloja e madhe që ka rëndësi dhe dikush po përpiqet që tua bëjë jetën më të bukur, jo vetëm për ju, por edhe për ata që mbështeten tek ju.

Peshqit – Dielli në shenjën tuaj bën mrekulli për vetëbesimin tuaj, por edhe Jupiteri është vënë në veprim dhe duhet të jeni të kujdesshëm për të mos shkuar shumë larg në veprimet tuaja që të mos përplaseni me universin, pa përmendur njerëzit me të cilët punoni. /tvklan.al