Horoskopi 14 Mars 2020

Horoskopi 14 Mars 2020

08:48 14/03/2020

Dashi– Do të bini shumë në sy për shkak të intuitës tuaj, kreativitetit dhe reflekseve që  keni. Në qoftë se keni mundësi, është mirë që të shkoni në një vend të qetë me personin që dashuroni.

Demi– Përgatituni, ju pret një ditë shumë intensive dhe impenjative. Por Mërkuri në shenjë është gjithmonë gati për t’ju mbështetur. Me prakticitetin tuaj do të arrini të shmangni çdo pengesë.

Binjakët- Hëna në shenjën e Akrepit ju bën shumë simpatikë dhe të ngrohtë në ambientin e punës. Klima me miqtë dhe me kolegët do të jetë shumë e këndshme, kështu edhe puna më e vështirë do të kalojë pa u ndjerë.

Gaforrja– Energjitë tuaja janë të kanalizuara shumë mirë, nuk do t’ju mungojnë aspak idetë dhe metodat për t’i realizuar ato. Mundohuni t’i shprehni partnerit atë që ndjeni, kjo do të sjellë sqarimin e shumë paqartësive.

Luani– Për çiftet do të jetë një ditë e mrekullueshme. Do të tregoheni më tolerante dhe më të hapur me atë që keni në krah. Nga ana tjetër do filloni të bëni edhe disa plane për të ardhmen. Në lidhje me financat, nëse tregoheni të matur nuk do të keni probleme të mëdha.

Virgjëresha– Qetësia do të mbizotërojë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Edhe për ato gjëra mbi të cilat nuk keni të njëjtin mendim, do të flisni me qetësi. Planetët do të jenë në anën tuaj. Gjithashtu do tregoheni edhe paksa kursimtarë.

Peshorja– Do përgatisni surpriza të shumta sot për ata që keni në krah. As vetë nuk e kishit menduar se gjërat mund të ecnin kaq mirë. Financat do të jenë pozitive saqë mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër se zakonisht.

Akrepi– Do të jeni shumë xhelozë gjate kësaj dite për ata që keni në krah dhe kjo mund të sjellë herë pas here debate të forta. Mire do të jetë të mos nxitoheni për asgjë. Me shpenzimet duhet të bëni kujdes.

Shigjetari– Reagoni nga një ditë pak brilante duke u argëtuar e çlodhur. Do të tërhiqeni shumë nga një person që do t’ju provokojë ndenjën e fajit kundrejt partnerit tuaj zyrtar.

Bricjapi– Është mirë të bëni një pushim me punën dhe të dilni pak me miqtë, me të cilët mund të organizoni një mbrëmje të veçantë. Do të jeni shumë krenarë për partnerin dhe për jetën tuaj në çift.

Ujori– Këtë ditë parashikohet një nervozizëm që karakterizohet nga Hëna kundërshtare. Çështje praktike shumë të parëndësishme do t’ju bëjnë të ndryshoni programe dhe takime të rëndësishme.

Peshqit– Për çiftet që kanë disa kohë bashkë, gjërat do të shkojnë mirë gjatë kësaj dite. Do të tregoheni shumë më të hapur dhe do të bëni goxha lëshime. Në lidhje me financat, do të keni perspektiva shumë të mira. Edhe nëse keni pasur probleme do t’i stabilizoni dhe do të ndiheni më të qetë. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi