Dashi – Do të kaloni momente të këndshme nën shoqërinë e partneres në mbrëmje. Në punë do të keni pak ngarkesë. Besojini intuitës dhe ndiqni ëndrrat tuaja.

Demi – Do të keni pranë njerëz të këndshëm dhe që do ju kuptojnë. Mbrëmja do t’ju rezervojë një surprizë. Diçka që nuk e kishit parashikuar do t’ju ndodhë gjatë pasdites, që do ju bëjë të ndiheni special.

Binjakët– Parashikohet një ditë pa shqetësime. Aspekti planetar ju bën që të ndiheni të relaksuar. Sot është dita më e mirë për të treguar talentin tënd të fshehur. Mos u kufizoni, por jepni 100 përqindëshin tuaj.

Gaforrja – Në vendin e punës nuk duhet të tregoheni negativ, pasi ka disa të reja të papritura të cilat do jenë mjaft të dobishme për arritjen e qëllimeve tuaj. Nëse keni pësuar një zhgënjim në dashuri, ky është momenti ideal për të rikuperuar.

Luani – Mos u tregoni shumë impulsiv dhe të nxituar në marrjen e vendimeve të caktuara lidhur me ndjenjat, pasi shpesh nga frika se mos zhgënjeni, rrezikoni që të shkoni kundër impulseve tuaja. Nëse keni diskutuar me një person të shtrenjtë në jetën tuaj, ky është momenti për të rikuperuar.

Virgjëresha – Duhet të jeni vetja juaj, sidomos në dashuri, ndaj mos ndryshoni vetëm për të kënaqur të tjerët. Intuita juaj e shkëlqyer do të vlerësohet pa masë në vendin e punës. Kjo është një periudhë mjaft interesante dhe e mbushur me të reja të cilat duhet t’i vlerësoni, lidhur me karrierën tuaj.

Peshorja – Disa ndryshime që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit ju kanë bërë konfuz dhe të paqëndrueshëm, por kjo gjë nuk duhet të ndikojë negativisht në jetën tuaj në çift. Puna ecën mirë, por duhet të jeni të gatshëm që të merrni përsipër përgjegjësi të reja, për tu siguruar se projektet tuaja do të realizohen në kohë.

Akrepi – Këshillohet që të jeni më të vendosur dhe profesional. Shmangni humbjen e kohës me diskutime aspak produktive, pasi rrezikojnë që t’iu bllokojnë.

Shigjetari – Mund të merrni një ofertë mjaft tunduese lidhur me vendin e punës, gjë që do ju lejojë që të zgjidhni disa probleme ekonomike dhe financiare që keni pasur në të kaluarën. Megjithatë ka disa sakrifica të cilat duhet ti merrni në konsideratë, sidomos në dashuri. Këshillohet që të mos jeni shumë impulsiv.

Bricjapi – Jini të qetë lidhur me karrierën tuaj aktuale, pasi lodhja e akumuluar mund t’iu ngadalësojë. Në dashuri nuk duhet të jeni të ndrojtur, pasi takimet janë mjaft të favorshme.

Ujori – Nëse po planifikoni që të bëni një investim, apo të ndryshoni vendin e punës, këshilloheni që të prisni pak. Nuk është dita e duhur për projekte të mëdha. Prisni derisa energjia të jetë pozitive rreth jush.

Peshqit – Parashikohet të jetë një ditë me ngarkesa emocionale. Përpiquni të mos e lëshoni veten edhe kur përballeni me pengesa artificiale. Shumë shpejt do të kuptoni se nuk ia vlen të shqetësoheni për asgjë.

/tvklan.al