Dashi- Me hyrjen e Marsit në shenjë, do të bjerë ndjeshëm efekti i Mërkurit që ju impononte ritme të larta. Në lidhje me aspektin sentimental, situata do të jetë pozitive.

Demi- Parashikohet përgjithësisht një ditë e mirë. Por duhet vetëm të jeni pak më sistematikë.

Binjakët- Kontrasti i Marsit dhe Afërditës në shenjë do të bëjë që edhe ju të jeni të influencuar nga kjo ”përplasje’, prandaj në momente të caktuara do të jeni të trazuar. Financat dhe ekonomia do të jenë të kënaqshme.

Gaforrja- Në përgjithësi do të jetë një ditë ku do të dalin në pah vlerat dhe aftësitë tuaja për të organizuar dhe për t’u organizuar, ndonëse Mërkuri do t’ju nxjerrë pengesa.

Luani- Asgjë e rëndësishme nuk do ndodhe sot për ju qe keni një lidhje. Merrini gjerat shtruar dhe bëni atë që ndieni. Me financat duhet të jeni sa më vigjilentë që të mundeni.

Virgjëresha- Shenja juaj dominohet nga Mërkuri dhe Dielli që premtojnë rezultate mjaft pozitive. Momente të bukura në mbrëmje.

Peshorja- Parashikohet një ditë mjaft intensive për ju që i përkisni kësaj shenje, por duhet të tregoni më shumë kujdes për problemet personale.

Akrepi- Më në fund mund të merrni frymë lirisht pas një periudhe stresuese në të gjitha fushat, e imponuar nga Marsi agresiv në shenjë.

Shigjetari – Është një moment mjaft pozitiv për ju, sepse ‘Afërdita’ më në fund ju bind të hidhni një hap vendimtar drejt shpirtit tuaj binjak.

Bricjapi – Në përgjithësi sot pritet një ditë e qetë, ndonëse nuk do të mungojë ndonjë e papritur që mund t’ju zërë në befasi.

Ujori – Ju sugjerohet që të kapni momentin pozitiv dhe të shfrytëzoni rastet e mira që ju paraqiten. Kujdes, dikush ju sheh me zili.

Peshqit- Nuk duhet të tërhiqeni edhe pse mund t’ju vijnë kritika për punën tuaj, pasi më mirë se ju askush nuk e di atë që keni bërë. /tvklan.al