Dashi – Do të merrni më shumë nga jeta nëse lëvizni. Me ndikimin e Venusit, ju mund të nisni edhe një marrëdhënie të re dashurie. Sa mirë për ju.

Demi – Atë për të cilat jeni përpjekur ta bindni veten se i dëshironi, nuk i dëshironi me të vërtetë dhe një pjesë e juaja e di mirë se cila është më e mira për ju. Jini të qetë dhe dëgjoni atë që zëri juaj i brendshëm ju thotë sot.

Binjakët – Përpjekjet tuaja të javëve të fundit do të shpaguhen dhe koha juaj me fat do të vazhdojë deri sa Dielli të largojë ndikimin mbi shenjën tuaj.

Gaforrja – Nëse dikush do të ketë nevojë për ndihmën tuaj, ju do të ndihmoni pa pyetur për asgjë. Por, më parë sigurohuni se ata kanë nevojë për ndihmën tuaj me të vërtetë.

Luani – Një mik që ka kaluar një kohë të vështirë do të afrohet sërish me ju në ditët e ardhshme. Ju duhet të ruani egon tuaj në mënyrë që t’i bëni të ditur se edhe ai duhet të punojë për miqësinë tuaj.

Virgjëresha – Mund t’ju duket sikur keni harxhuar kohë dhe energji kot, por edhe nëse kjo është e vërtetë, ju keni përfituar në rrugë të tjera. Në skemën e madhe të gjërave, asnjë përpjekje nuk është boshe.

Peshorja – Nuk duhet të kapeni pas ideve të vjetra dhe të bëni gjëra si pasojë e forcës së zakonit. Hëna ju inkurajon të jeni më aventurierë jo vetëm në karrierë, por edhe në marrëdhënie personale. Koha për ndryshim!

Akrepi – Në një kohë të caktuar gjatë ditës së sotme do të besoni se forca sekrete po komplotojnë kundër jush. Kjo, pa dyshim nuk ka asnjë kuptim dhe thellë-thellë edhe ju e dini këtë.

Shigjetari – Është shumë mirë që ju pëlqen të sfidoheni ngase gjithçka ndodh nga tani deri në fundjavë do të kërkojë një përgjigje të fortë nga ju. Ngrihuni për veten tuaj, e nëse është e nevojshme edhe për të tjerët.

Bricjapi – Veprimet flasin shumë më tepër së fjalët. Nëse ju duhet të thoni diçka me patjetër, përpiquni ta thoni me veprime duke lënë kështu impresione që zgjasin në kohë.

Ujori – Nëse nuk keni nisur ende një projekt të ri, kjo është koha e duhur. Ndaloni së menduari për të, kjo është koha për të vepruar. Nuk ka ditë si kjo e sotmja për këtë.

Peshqit –  Pa marrë parasysh se çfarë ndodh sot, ju nuk duhet ta merrni shumë seriozisht. Jo çdo gjë që ndodh në jetë është dizajnuar për t’ju sfiduar ju personalisht, kështu që përpiquni të qeshni në vend që të varni turinjtë. /tvklan.al