Dashi-Gjendja shpirtërore sot do të jetë shumë e mirë dhe do të përjetoni shumë situata pozitive. Mund të bëni plane për të ardhmen, madje do të mund t’i realizoni me sukses.

Demi-Sot është dita ideale për të zgjidhur çështjet e së kaluarës. Mos u kushtoni vëmendje problemeve të vogla. Është e sigurt që mund të menaxhoni gjithçka, nëse qëndroni të përqendruar në atë që dëshironi të arrini.

Binjakët-Sot ambiciet që do keni do të jenë të shkëlqyera dhe do të mbuloni disa nga detyrimet tuaja që deri më tani kanë qenë stresuese. 

Gaforrja-Sot mund të jeni më të prerë në dëshirat dhe aspiratat tuaja dhe rezultatet pritet të jenë pozitive. 

Luani-Duhet të qetësoheni sot dhe t’i merrni gjërat me ngadalë. Qetësohuni pak dhe zbuloni saktësisht se çfarë është e gabuar, sepse rrezikoni të lëkundni një ekuilibër që do të vijoj edhe për vitet e ardhshme.

Virgjëresha-Sot do të lëvizni me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe do u jepni zgjidhje shumë çështjeje që ju shqetësojnë.

Peshorja-Kjo e Premte është shumë pozitive për ju, kështu që ju mund të shijoni gjithçka që është në favorin tuaj dhe të gjeni forcën për të zgjidhur çështjet e fundit që ju shqetësojnë.

Akrepi-Do bëni ndryshime të mëdha në çështje që kanë qenë problematike deri më tani. Jeni një person i përgjegjshëm dhe i shikoni situatat shumë seriozisht.

Shigjetari-Vonesat dhe problemet nuk do të mungojnë nga jeta juaj sot dhe është mirë të jeni gati për gjithçka. Është mirë të qëndroni të vendosur në pikëpamjet dhe taktikat tuaja, të ofroni zgjidhje përfundimtare për atë që po ndodh.

Bricjapi-Sot, Bricjap i dashur, do të keni shumë ankime për atë që po shkon keq në jetën tuaj. Por kjo nuk është e mjaftueshme për t’i korrigjuar ato! Bëni lëvizjet e duhura për t’i zgjidhje mos prisni që ato të bëhen në një mënyrë magjike.

Ujori-Energjia që ndjen sot ka dy anë. Nga njëra anë, kjo ju jep shtysë të bëni disa lëvizje për të zgjidhur problemet që ju shqetësojnë, nga ana tjetër ju rrezikoni të shpërqendroheni nga zemërimi dhe të krijoni më shumë probleme sesa keni tashmë. 

Peshqit-Bujaria dhe puna e palodhur janë karakteristikat e shenjës suaj të zodiakut. Sot do të jeni të rrethuar nga harmonia dhe do të arrini atë që dëshironi, pasi mundësitë do të vijnë njëra pas tjetrës. /tvklan.al