Dashi-Ke nevojë të largosh zemërimin ose tensionin e grumbulluar gjatë kësaj jave. Aktiviteti fizik mund të jetë një alternativë e mirë për ta bërë që të mund të shijosh fundjavën. Në dashuri, një e metë që nuk e kishe vënë re deri më tani mund të bëhet e dukshme. Do të duhet të bësh një zgjedhje, ta injorosh duke shpresuar se do të zhduket apo të mbash përgjegjësi për veprimet e tua.

Demi-Mendja jote është e mprehtë dhe e qartë, por herë pas here përhumbesh në një ëndërr dhe harron të kthehesh në realitet. Nuk është diçka e keqe, madje duhet ta përdorësh në avantazhin tënd. Dita e sotme është një mundësi e mirë për të hedhur themelet e një marrëdhënieje nëse dëshironi ta thelloni lidhjen me personin tjetër.

Binjakët-Të tjerët po diskutojnë për tema që nuk të interesojnë, por nuk ka nevojë të përpiqesh sikur të intereson. Është më mirë ta kanalizosh kohën dhe energjinë tënde në një tjetër drejtim. Sfera e dashurisë duket e shqetësuar nga një frikë jotja për të tejkaluar një kufi, por kjo po të mërzit. Është e nevojshme të flasësh me personin tjetër, të paktën për t’u ndierë më i qetë.

Gaforrja-Ndihesh mirë dhe lumturia jote po shpërndahet edhe tek të tjerët. Tani është momenti i përsosur për të vendosur kontakte të rëndësishme me njerëzit rreth teje. Nga ana tjetër, në dashuri po dëgjon më shumë këshillat e të tjerëve për problemet e marrëdhënies tënde, sesa nevojat dhe dëshirat e tua. Qëndro pak vetëm dhe mendo më thellë që të gjesh përgjigjet.

Luani-Dita e sotme do të jetë e mbushur me surpriza dhe asgjë nuk do të shkojë siç e kishe planifikuar, kështu që ji spontan. Partneri kërkon liri, por nuk është gati t’iu japë edhe juve të njëjtin privilegj. Mund të përballeni me disa zënka lidhur me këtë, por përpiquni të mos e mbyllni ditën me nota negative mes jush.

Virgjëresha-Ajo çfarë do të të sjellë më shumë kënaqësi sot do të ishte socializmi me të tjerët. Bisedat rreth punës dhe të qeshurit me veten apo ngjarjet e kësaj jave do të largojnë çfarëdolloj stresi. Mund të ndiesh tërheqje ndaj dikujt më të madh në moshë që mund të ndikohet nga ideja se bashkë me rritjen vjen dinjiteti dhe mund të jetë në avantazhin tënd. Mos harro se nuk janë të rëndësishme vitet, por dëshira e një personi për të mësuar.

Peshorja-Të ndihmosh të tjerët është çelësi për të ndihmuar veten, ndaj bëje këtë pa pritur diçka në këmbim. Në dashuri, një çështje që deri më tani ka zierë nën sipërfaqe do të pluskojë. Mos e shmang diskutimin sepse është një proces thelbësor për të kapërcyer këtë mur dhe të rigjesh bashkimin. Përgatitu të punosh për këtë.

Akrepi-Aftësia për të qëndruar në humor të mirë gjatë kësaj periudhe të vështirë, është shumë e rëndësishme. Ndërkohë, dashuria rrethohet nga një ndjesi refuzimi. Problemi nuk është nëse ishte faji yt apo i personit tjetër, por zhvilloni një bisedë ku të pranoni pjesën respektive të përgjegjësisë. Kështu mund të arrini në një përfundim të kënaqshëm për të dy palët.

Shigjetari-Po përpiqen të të përfshijnë në një skemë të madhe, por nuk ka gjasa që kjo ide të materializohet, ndaj mos u përfshi. Misioni i dashurisë duket pak i vështirë në këtë moment. Pala tjetër duket e gatshme për të folur dhe të jep shumë informacion, por të kufizuar. Është një test që duhet ta kalosh për të fituar besimin e tyre.

Bricjapi-Dita e sotme do të karakterizohet nga blerje specifike për të lehtësuar punën tënde, ndaj konsideroje si një investim. Mbaj distancë nga personat që mund të jenë të interesuar ndaj jush, pasi romanca nuk është fokusi yt kryesor momentalisht. Ndoshta të nevojitet pak kohë vetëm për të analizuar se çfarë të nevojitet nga një marrëdhënie dhe çfarë mund të ofrosh ti.

Ujori-Mos u përfshi në thashetheme dhe mos i trego çdokujt sekrete të tuat. Të tjerët mund të duan informacion, por nuk do të thotë se është nevoja t’jua japësh. Në dashuri, mos i vendos të tjerët në pozita që mund të duket sikur është faji i tyre apo t’i manipulosh, është një situatë që mund të kthehet kundër teje.

Peshqit-E gjithë ngarkesa e kësaj jave do të arrijë në kulmin e saj sot dhe stresi i punës është ende i pranishëm. Përpiqu të mos e lejosh të të shkatërrojë edhe fundjavën. Përqendrohu në marrëdhënien tënde dashurore, ka ende një mundësi të mirë që të bisedosh për të zgjidhur problemet e vështirësitë. Kjo do të varet shumë nga sinqeriteti i të dyja palëve./tvklan.al