Dashi- Marsi mbështet aktivitetin në sektorin ku punoni, sidomos ata që kanë sipërmarrje të lirë. Nga ana tjetër duket se është ditë shumë e përshtatshme edhe për fushën sentimentale.

Demi- Kthjelltësia dhe forca e mendimit janë armët tuaja më të mira. Por është e rëndësishme që të dini si përdorni më së miri. Sa i përket aspektit sentimental, do të kaloni një ditë të këndshme.

Binjakët- Duket një kuadër yjor mjaft i mirë dhe raste e favorshme për ju nuk do të mungojnë. Duhet vetëm të kapni momentin e duhur.

Gaforrja- Do të jetë një ditë tepër pozitive për ju. Një pjesë e dëshirave tuaja do të plotësohen. Është dita ideale për t’u takuar me të afërmit dhe miqtë tuaj të ngushtë.

Luani- Sot do t’i kushtoni rëndësi marrëdhënies në çift dhe do të bëni çdo gjë që kjo situatë të jetë e qetë. Sa i përket financave, ky sektor do të jetë delikat edhe për pak kohë. Mundohuni të mos shpenzoni më shumë seç duhet.

Virgjëresha- Sot pritet të jetë një ditë e bukur sa i përket jetës sentimentale. Me njëriun tuaj të zemrës do të kaloni çaste të këndshme nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Peshorja- Afërdita sot ndikon negativisht dhe duhet të tregoheni të matur për të mos prishur raportet në planin sentimental. Dikush ju sulmon por kjo nuk do të thotë që duhet të rrini të tërhequr.

Akrepi- Nuk ju mungon as dëshira e as vullneti për të qenë aktivë, por duhet të lini mënjanë një ndjenjë protagonizmi që manifestohet tek ju. Pritet një mbrëmje e bukur në fushën e ndjenjave.

Shigjetari- Do të jetë një ditë mjaft impenjuese në punë kërkon edhe gatishmërinë tuaj, prandaj lërini për më vonë gjërat e tjera që kanë më pak rëndësi për ju. Mirë paratë, por kujdes raportet me të tjerët.

Bricjapi- Kuadri yjor është pozitiv për ju, por kujdes sepse ambicia juaj për të arritur me çdo kusht atë që dëshironi më së shumti mund t’ju prishë punë. Rastet e mira nuk mungojnë por duhet të dini t’i shfrytëzoni.

Ujori- Do të jetë një ditë e mrekullueshme për ata që janë në një lidhje. Partnerit/es do t’i shprehni dashurinë dhe kjo do të bëjë që të merrni edhe ndonjë propozim të veçantë. Sa i përket financave, duhet të reduktoni shpenzimet që situata të mos përkeqësohet.

Peshqit- Keni një forcë të brendshme të admirueshme që do të bëjë të mos e ndjeni shumë ndikimin negativ të Hënës. Një takim i papritur mund të sjellë një ndryshim shumë pozitiv për ju. /tvklan.al