Dashi – Sot do të jeni plot energji dhe të gatshëm për të festuar me miqtë. Mos refuzoni ftesat që do ju vijnë edhe pse janë të paplanifikuar. Do të jenë të shumtë ata që do të kënaqen me praninë tuaj dhe do ju vlerësojnë.

Demi – Kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Ka disa aspekte të jetës që janë shumë interesante. Do të ndjeni dëshirën për rikuperim. Po ashtu mund të merrni disa rezultatet e pritura brenda një kohe të shkurtër.

Binjakët –Sot nuk është momenti i duhur për ndryshime, pasi nuk do të merrni rezultatin e dëshiruar, përkundrazi mund të përkeqësoni situatën. Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm lidhur me financat dhe shpenzimet.

Gaforrja –Të lindurit e kësaj shenje duhet të presin ende, për të hedhur hapa të rëndësishëm. Kjo e mërkurë  shërben për të reflektuar dhe për të kuptuar se çfarë dëshironi në të vërtetë.

Luani– Nuk ka përfunduar ende periudha juaj e pozitivitietit, por tashmë fuqia duhet të vijë nga ju dhe jo nga yjet. Duhet të riktheheni në lojë dhe të tregoni kush jeni. Nuk duhet të mbylleni në egon tuaj, por jini më të hapur.

Virgjëresha– Do të ndjeni nevojën për të pushuar dhe qetësuar, pse jo edhe të përkëdhelni veten pak më shumë. Ndonëse do të ndiheni disi të lodhur dhe stresuar, dita do të jetë mjaft pozitive dhe duhet ta shfrytëzoni sa më mirë.

Peshorja– Kjo ditë parashikohet që të jetë mjaft pozitive dhe e mbushur me energji të mira. Duhet t’iu kushtoni më shumë vëmendje personave që ju rrethojnë, pasi dikush mund t’iu prishë humorin. Çështjet e rëndësishme kanë marrë rrugën e zhbllokimit.

Akrepi–Parashikohet një ditë e mbushur me momente tensioni, ku nuk do arrini që të jeni asnjë moment të qetë. Kjo javë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, por do të vijë duke u përmirësuar.

Shigjetari– Kjo e mërkurë nuk duket të jetë aspak pozitive. Mund të ketë tensione, sidomos në dashuri. Kush po jeton më shumë se një histori paralelisht, do të rezultojë se po gabon.

Bricjapi– Dita premton shumë për të lindurit e kësaj shenje. Ka ardhur momenti për të eksperimentuar dhe për tu rifutur në lojë. Nuk ka nevojë që të mundoheni dhe të sforcoheni, pasi gjërat do të ecin spontanisht.

Ujori– Kjo nuk është një periudhë aspak e favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Do të ketë momente nervozizmi dhe mërzie. Situatat ju kanë lodhur, ndaj keni nevojë që të përfshiheni në eksperienca të reja.

Peshqit–Më në fund do të lini pas krahëve një periudhë tejet negative dhe nën ritmin e duhur. Ka ardhur momenti për të rinisur nga e para. Kushtojini më shumë vëmendje të dashurit, pasi e kënë lënë pas dore./tvklan.al