Horoskopi 15 Maj 2020

Horoskopi 15 Maj 2020

08:32 15/05/2020

Dashi-Duket se ndikimi negativ i yjeve është zbehur dhe sot pritet një ditë më e qetë, që do të bëjë të rikuperoni energjitë. Hëna stimulon nostalgjitë e vjetra.

Demi- Më në fund do të arrini që të gjeni pak qetësi. Do të keni mundësi që të zëvendësoni ndjesitë negative me ato pozitive. Po ashtu do të jeni të mbushur me energji.

Binjakët- Ata që janë në një lidhje do të jenë realistë dhe nuk do të hedhin hapa të gabuara. Në lidhje me financat, do të jetë një ditë e paqëndrueshme dhe kjo do t’ju bëjë pesimistë.

Gaforrja- Me ndikimin e favorshëm të Hënës, kjo ditë do të jetë perfekte sa i takon çështjeve sentimentale. Mundohuni që të largoheni nga situatat e pamundura, pasi veçse do të humbni kohë.

Luani- Marrëdhënia në çift do të jetë e stabilizuar gjatë ditës së sotme. Me partnerin/en do të arrini të kuptoheni për gjithçka. Sa i përket aspektit financiar, bëni kujdes dhe mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit.

Virgjëresha- Përsëri sot pritet që dita të jetë mjaft pozitive, sidomos në planin profesional, ku ju presin iniciativa të reja. Një takim i ri sot mund të bëjë të ndryshoni një program të mëparshëm.

Peshorja- Ata që janë në një lidhje do të jenë më të kthjellët se çfarë duan të bëjnë me jetën e tyre në çift. Komunikimi me partnerin/en do të jetë i ngrohtë. Ndërsa në planin financiar duhet të tregoni kujdes dhe të reduktoni shpenzimet.

Akrepi- Do të jetë ditë e bukur dhe me surpriza për ata që janë në një lidhje. Ndërsa në planin financiar duhet të reflektoni dhe të mos hidhni hapa të pamenduara.

Shigjetari- Sot pritet që dita të jetë me shumë zhvillime, duke ju zënë ndoshta në befasi. Edhe një herë ju këshillohet të mos e teproni me shpenzimet pa asnjë kriter.

Bricjapi- Do të jeni të tunduar nga një ofertë apo propozim që ju bëhet, por duhet që t’i shihni gjërat me qetësi, para se të jepni fjalën. Është moment më i përshtatshëm për të reflektuar.

Ujori- Falë ndikimit të Jupiterit, do të kaloni çaste të mrekullueshme pranë partnerit dhe do të merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen. Sa i përket financave, do të keni disa luhatje të vogla.

Peshqit- Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë emocionuese përkrah partnerit/es. Sa i përket financave, duhet të mendoheni mirë përpara se të kryeni disa shpenzime nëse nuk doni që të keni probleme. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo