Dashi-Bëni mirë të kontrolloni alarmin për t’u siguruar që jeni zgjuar. Do të keni tendencën për të qëndruar të mbyllur në botën tuaj ditën e sotme, të zhytur në mendime. Mendimet mbytëse do t’ju shoqërojnë përgjatë gjithë ditës, që do të nxjerrin në pah probleme nga e shkuara, me të cilat do të duhet të përballeni njëherë e mirë.

Demi-Do të shpërbleheni mirë pas një jave të mbushur me sakrifica për punën dhe familjen tuaj. Nga e hëna do të nisë një fazë më relaksuese e cila do ju lejojë që të keni më shumë kujdes edhe për lidhjen me partnerin/en.

Binjakët-Planetet thonë se nuk keni asgjë nga se të keni frikë. Sa më shumë t’ia kujtoni vetes këtë, aq më shumë gjasa ka që kjo ndjesi të bëhet pjesë e karakterit tuaj.

Gaforrja-Të lindurit e kësaj shenje duhet të presin ende, për të hedhur hapa të rëndësishëm. Dita shërben për të reflektuar dhe për të kuptuar se çfarë dëshironi në të vërtetë.

Luani-Marrëdhënia në çift do të jetë e stabilizuar gjatë ditës së sotme. Me partnerin/en do të arrini të kuptoheni për gjithçka. Sa i përket aspektit financiar, bëni kujdes dhe mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit.

Virgjëresha-Dija dhe të mësuarit do të jenë temat e ditës. A keni studiuar fushën që ëndërronit? Ju vjen keq që nuk keni ndjekur “x” shkollë apo kurs? Nëse do ta gjeni veten të mbushur me pyetje të tilla bëni mirë të kujtoni se krijimtaria juaj s’ka lidhje me diplomat që keni. Nuk keni nevojë për shkollë për këtë pasi është dhunti e lindur.

Peshorja-Duhet të organizoheni mirë, pasi duhet të përballeni me detyra jo fortë të lehta dhe në një hark të ngushtë kohor. Kini besim tek vetja dhe mos u dorëzoni. Intuita nuk do i’u braktisë asnjëherë. Mbrëmja paraqitet harmonike.

Akrepi-Partnerët dhe të dashurit tuaj do të jenë shumë të zënë me jetën e tyre sot. Në vend që të mërziteni dhe zemëroheni me këtë fakt, pse nuk u bashkoheni edhe ju atyre dhe të gëzoni sëbashku.

Shigjetari-Kjo e mërkurë nuk duket të jetë aspak pozitive. Mund të ketë tensione, sidomos në dashuri. Kush po jeton më shumë se një histori paralelisht, do të rezultojë se po gabon.

Bricjapi-Do të jeni të tunduar nga një ofertë apo propozim që ju bëhet, por duhet që t’i shihni gjërat me qetësi, para se të jepni fjalën. Është moment më i përshtatshëm për të reflektuar.

Ujori-Njerëzit tuaj të afërm do të jenë më bashkëpunues se zakonisht, ndoshta ngase e kuptojnë se po ua kthyet shpinën ju nuk ka asnjë njeri tjetër që mund t’i ndihmojë.

Peshqit-Më në fund do të lini pas krahëve një periudhë tejet negative dhe nën ritmin e duhur. Ka ardhur momenti për të rinisur nga e para. Kushtojini më shumë vëmendje të dashurit, pasi e kanë lënë pas dore./tvklan.al