Dashi-Kërkoni gjithnjë më të mirën nga vetja, por mos insistoni që gjithçka të jetë perfekte. Nëse e vini veten përballë sfidave të pamundura, e vetmja gjë që do të arrini është që do të ndiheni keq kur të dështoni.

Demi-Mbajini për vete ato që dini sot, sidomos nëse bëhet fjalë për informacione që mund të venë në rrezik statusin në punë apo dhe shtëpi. Do t’ju jepet mundësia që të ndryshoni shumë gjëra këtë muaj, bëni durim.

Binjakët-Nuk ka nevojë të mundoheni më shumë seç duhet për të bërë përshtypje tek në tjerët. Edhe ata që janë në pozicione të rëndësishme i njohin aftësitë që keni. Nuk ka nevojë të bëni gjëra të jashtëzakonshme, mjafton të jeni vetvetja.

Gaforrja-Mund të jeni njeri ambicioz, por kjo nuk mjafton për të qenë të suksesshëm. Duhet gjithashtu të kultivoni shoqëri, të cilat mund të hapin dyer të mbyllura. Ka ardhur koha që të veproni ndryshe.

Luani-Këtë periudhë do të jeni të mbushur me vetëbesim, ndaj bëni mirë të provoni gjëra të cilat të tjerët besojnë se janë të vështira për t’u arritur. Asgjë nuk është e pamundur dhe këtë e keni shumë të qartë.

Virgjëresha-Duhet që të hiqni dorë nga zakoni për të bërë gjithçka vetë. Përgjatë ditëve që do të vijnë, do të duhet të vareni nga të tjerët. Nuk është e nevojshme t’i keni qejf njerëzit për të punuar me ta.

Peshorja-Mund të gjendeni nën presion momentalisht, por ky nuk është justifikim për t’u revoltuar ndaj atyre që ju duan. Përpiquni t’i kërkoni ndjesë atyre që keni pranë, për çdo padrejtësi që mund t’i keni bërë.

Akrepi-Mund të keni punë e detyrime të ndryshme për të përmbushur, por kjo nuk do të thotë që duhet të jeni në shërbimin e të tjerëve çdo moment të ditës. Kujdesuni më shumë për veten.

Shigjetari-Do të jeni të mbushur me energji dhe entuziazëm. Kjo do t’ju japë mundësinë për të bërë disa gjëra që kishit lënë pasdore. Nëse mundeni, ndihmoni ata që kanë nevojë për ju.

Bricjapi-Merrni pak kohë për të pushuar dhe për të larguar stresin, pasi po ju lodh më shumë se zakonisht. Keni mundësi të shumta për të qenë të lumtur e të suksesshëm, mjafton të pushoni mjaftueshëm.

Ujori-Çdo problem e ka një zgjidhje, ndonëse momentalisht kjo ju duket e pamundur. Qetësia dhe reflektimi në këtë rast janë mënyra më e mirë për të kaluar çdo situatë, sado e vështirë të jetë ajo. Kini besim.

Peshqit-Çështje që lidhen me paratë mund të zenë një pjesë të madhe të mendimeve kohët e fundit. Bëni diçka që ju relakson sot, diçka që t’ju largojë nga shqetësimet financiare. Paratë janë të rëndësishme, por jo gjithçka në jetë./tvklan.al