Dashi–Sot do të ndiheni plot energji për të çuar deri në fund të gjitha projektet që keni nisur. Merrini gjërat me qetësi. Në marrëdhënie situata është në favorin tuaj. Mos hezitoni të kaloni sa më shumë kohë me partnerin.

Demi – Mundësi të reja do të shfaqen në drejtimin tuaj. Shqyrtojeni me kujdes dhe këshillojuni me njerëz të afërt. Mos u nxitoni në marrjen e vendimit. Bëni kujdes me shëndetin, pasi do e gjeni veten në telashe.

Binjakët – Kreativiteti dhe romanca do jenë në mendjen tuaj gjatë gjithë ditës. Një mik i afërt do ju bëjë të ndiheni të lumtur dhe do ju ofrojë një projekt shumë interesant. Dilni në mbrëmje me miqtë pasi do të keni mundësi të njiheni me njerëz të rinj.

Gaforrja – Sot do ti përkushtoheni familjes dhe njerëzve tuaj të zemrës. Kjo është një kohë e përshtatshme për një bisedë të sinqertë në çështjet jetësore me partnerin tuaj.

Luani – Sot do të përballeni me një debat me shefin tuaj. Bëni kujdes në fjalët që do të përdorni, pasi mund ti hapni vetes telashe. Takimet e rëndësishme do të përfundojnë me sukses.

Virgjëresha– Një ditë e mbushur me ide të reja do të jetë kjo e sotmja. Aftësitë tuaja të leximit të mendjes do bëjnë “mrekulli” në siutatën në të cilën do të gjendeni, do të dilni fitimtarë.

Peshorja – Ndryshe nga natyra juaj gazmore dhe e çiltër sot do të jeni shumë seriozë dhe kjo do të habisë të gjithë kolegët tuaj. Kjo do të bëjë që ju të merrni përgjegjësi të reja në punën  tuaj.

Akrepi– Një pjesë të mirë të ditës do e kaloni duke u marrë me pamjen tuaj të jashtme. Dita do të jetë e mbushur me takime shumë interesantë dhe do të njihni njerëz të rinj.

Shigjetari –Një ditë aspak e favorshme do të jeta kjo e sotmja,. Tregohuni të përmbajtur në komunikim, pasi mund ti hapni telashe të mëdha vetes. Një telefonatë nga jashtë do ju gëzojë pa masë.

Bricjapi –Një mesazh i dërguar gabim do ju prishë gjithë ditën. Bëni kujdes, pasi do të përballeni me një problem shumë të madh. E vetmja zgjidhje është që të flisni përballe me personin që do të keni ngatërresën,

Ujori – Sot do të përballeni me disa të papritura që do të ndikojnë pozitivisht në jetën tuaj. Në marrëdhënie partneri do ju surprizojë me një lajm që kishit shumë kohë që e prisnit.

Peshqit –Një takim në mesditë do ju riktheje buzëqeshjen. Ndoshta ka ardhur momenti që të ndryshoni status, mos nguroni të refuzoni ftesën.

/tvklan.al