Dashi- Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive si në aktivitetin ekonomik ashtu edhe në raportet me të tjerët.

Demi- Edhe të lindurit e kësaj shenje sot do të kenë mbështetjen e yjeve, të cilët do të bëjnë të rikuperojnë shumë nga ato që nuk kanë realizuar ditët e kaluara. Situata financiare duket në përmirësim.

Binjakët- Sot do të jeni shumë të lirshëm, natyralë dhe shumë komunikues me të tjerët. Nuk do t’ju mungojë pasioni në raport me partnerin.

Gaforrja- Duket se situata është e paqëndrueshme dhe jeni në një moment pritjeje. Ndoshta nuk është tamam momenti për të bërë një zgjedhje definitive.

Luani- Edhe të lindurit e kësaj shenje sot duket se janë “të privilegjuar” pasi do të kenë mbi kokë një numër yjesh dashamirës. Me përjashtim të Hënës, e cila mund të hedhë sjellë agresivitet.

Virgjëresha- Edhe pse nuk është ndonjë moment pozitiv për ju, duhet të bëni durim sepse situata do të ndryshojë shpejt. Frenoni entuziazmin e parakohshëm.

Peshorja- Dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse impenjimet tuaja do të vijnë në rritje. Mërkuri ju jep një sens organizativ të admirueshëm.

Akrepi- Në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë e qetë, ndërsa ju do të rifitoni me vështirësi ritmet tuaja të zakonshme. Do të jeni përgjithësisht melankolikë.

Shigjetari – Situata yjore e trazuar bën që dita e sotme të jetë shumë intensive, me të papritura që do t’ju imponojnë të ndryshoni herë pas herë objektivat tuaja. Vetëm Afërdita ju jep sinjale të qarta dashurie.

Bricjapi – Për të lindurit e kësaj shenje është puna ajo që përbën impenjimin kryesor, prandaj është mirë që të mos i lini gjërat pas dore. Në aspektin sentimental, do të përjetoni momente magjike.

Ujori – Edhe pse në përgjithësi qielli juaj është i qetë, gjendja juaj shpirtërore vazhdon të jetë jo edhe aq e mirë, prandaj sot do të jeni disi pasivë dhe pa shumë interes për gjërat që ju rrethojnë.

Peshqit-  Dita juaj sot do të jetë shumë e ngarkuar në të gjitha aspektet. Megjithatë, kjo nuk do t’ju pengojë të vazhdoni të jeni optimist. /tvklan.al