Dashi-Dashi duhet të tregohet i zgjuar për të lënë taktikat agresive dhe të qëndrojë i vetmuar. Ngjarjet e fundit mund të shoqërohen me emocione të ndryshme të cilat nuk do të jenë të lehta për t’u kontrolluar. Si rezultat, konkluzionet do të jenë interesante dhe mjaft të papritura, të cilat do të ishte mirë ti mbanit për vete.

Demi-Mundohuni që të mos emocionoheni shumë për çështje të caktuara. Sigurohuni që të jeni energjik dhe merrini gjërat lehtë.

Binjakët-Një shok apo mik i juaji do të ngrejë çështje të cilat nuk kanë rëndësi për ju. Mos lejoni që shqetësimet e tyre të ndikojnë në veprimet tuaja.

Gaforrja-Nëse humori nuk është edhe aq i mirë, hiqni qafe shqetësimet dhe mendimet e zymta dhe lejojini vetes një pushim të këndshëm me partnerin. Ndjenja e nostalgjisë do t’ju lodhë disi, prandaj mundohuni të mos mendoni shumë.

Luani-Merruni me njerëzit tuaj sot, të cilët mund të kenë një problem serioz. Tregojuni dashuri dhe butësi.

Virgjëresha-Fjalët e aleatit ose bashkëshortit, mund të jenë në kundërshtim me atë që kanë thënë më parë. Mos u përpiqni të ndryshoni mendimin duke optimizuar apo nënshtruar të tjerët. Ngjarjet e papritura mund t’ju bëjnë të gjeni një zgjidhje për marrëveshjen e fundit që keni bërë.

Peshorja-Nëse nuk jeni të kujdesshëm, mund të zbuloheni duke bërë thashetheme. Niveli i pjekurisë së bisedës do të bjerë ndjeshëm nëse këmbëngulni të flisni për të tjerët.

Akrepi-Duhet të shmangni çdo mendim negativ sot. Planetet ju paralajmërojnë që nëse lini sadopak dyshime në mendjen tuaj sot, ato do të rriten progresivisht me kalimin e kohës. Kontrollojeni mendjen tuaj.

Shigjetari-Një zgjidhje e papritur do t’ju kthejë entuziazmin për një projekt që kishit vendosur ta braktisnit. Për sa i përket dashurisë, keni nevojë të keni gjithë vëmendjen e njeriut të zemrës.

Bricjapi-Planet tuaja kanë mbetur paksa pezull këtë periudhë. Mos ndaloni. Yjet ju favorizojnë deri në fund të muajit për surpriza shumë pozitive.

Ujori-Jini të hapur dhe komunikues. Shumë njerëz do të kenë besim tek ju për të komunikuar dhe ndarë fakte apo informata konkrete. Sfida është që ju të tregoni ndjenjat tuaja. Mos mendoni se ndjenjat duhet të mbahen gjithmonë sekrete.

Peshqit-Kjo e martë është një ditë pozitive për shenjën tuaj. Një darkë romantike mund të jetë një zgjedhje ideale për ju dhe partnerin. /tvklan.al