Dashi-Sa më shumë të tjerët përpiqen të bëjnë presion që të merrni një vendim sa më parë rreth një çështjeje, aq më shumë kohë duhet të merrni. Lërini të tjerët të presin dhe sigurohuni që ta kenë të qartë mesazhin se nuk mund t’ju bëjnë presion.

Demi-Nëse bëni një përpjekje për të punuar me njerëzit si pjesë e një skuadre këtë fundjavë, do të shpërbleheni në mënyra që nuk ju shkon mendja në fund të këtij muaji. Megjithatë mbani mend që parimet duhet të vijnë gjithnjë para përfitimit. Jo gjithçka është rreth parave.

Binjakët-Mos u shqetësoni më shumë sa duhet nëse bëni një hap prapa sot, me gjasë është mënyra sesi universi ka zgjedhur t’ju thotë se duhet ta merrni më ngadalë. Vonesat në fakt mund të jenë në favorin tuaj në këtë moment.

Gaforrja-Është diçka shumë e mirë që të besosh në vetvete, por mos bini në kurthin e të bërit premtime që ndoshta nuk mund t’i mbani. Në pak kohë mund ta gjeni veten në pozita jo të favorshme, për shkak të situatave që mund të krijohen.

Luani-Pjesa e parë e ditës do t’ju gjejë të zënë me punë. Ditë përfituese për ata që janë të vetëpunësuar. Shtëpiaket do të jenë jashtëzakonisht të zëna me çështjet e shtëpisë. Megjithatë, do të keni mundësi që të punoni sipas dëshirave tuaja.

Virgjëresha-Momentalisht jeta juaj shkon shumë mirë, pasi i keni marrë gjërat lehtë. Megjithatë bëni kujdes dhe mos e bëni këtë gjendje të përhershme pasi mund ta keni të vështirë më vonë për të motivuar veten, kur do të duhet që të merrni vendime të prera.

Peshorja-Ndonjëherë mënyra më e mirë për të ecur përpara është të bësh një hap pas, të kalosh para syve gjithçka që ka ndodhur. Është pikërisht kjo ajo që duhet të bëni momentalisht. Pas kësaj, lini pas çdo gjë që nuk ju duhet nga e shkuara.

Akrepi-Tregojini të afërmve e kolegëve në punë sesi ndiheni momentalisht, sidomos nëse gjërat nuk shkojnë aq mirë dhe keni nevojë për mbështetje emocionale. Ata që ju rrethojnë do të jenë mëse të gatshëm.

Shigjetari-Nuk ka dyshime se mund të jeni të suksesshëm, por suksesi do të vijë më shpejt e do të zgjasë më shumë, nëse nuk e shihni në termat e fitores apo humbjes. Punoni me veten dhe të tjerët dhe në fund do të shihni se të gjithë do të dilni të fituar.

Bricjapi-Ndonjëherë jeni më modestë sa duhet për arritjet tuaja dhe kjo është diçka që nuk duhet ta bëni këtë fundjavë. Nuk ka shumë njerëz që mund të tregojnë arritjet në jetë më shumë se ju, ndaj shijojeni suksesin.

Ujori-Mos kini frikë që të dilni nga vetja dhe të bëni më shumë përpjekje këtë fundjavë. Kërkoni ndihmën e atyre që ju rrethojnë dhe do të shihni se ata jo vetëm që do të gjenden aty për ju, por do të ndjekin të njëjtin shembull.

Peshqit-Shumë gjëra po ndodhin momentalisht, e kjo e bën të lehtë për të humbur fokusin dhe për t’i parë gjërat nga lart. Merrni kohë për të menduar se çfarë po bëni dhe për çfarë. A keni një qëllim për veprimet tuaja? Me siguri që po./tvklan.al