Dashi-Të tjerët po të akuzojnë për mënyrn e vjetër si i bën gjërat në punë, por mos u ndie në siklet për këtë. Ndonjëherë, metodat tradicionale janë ato më produktivet. Sot do të zbulosh që partneri ka një sens të rrallë humori që nuk e kishe vënë re më parë.

Demi-Pozicioni i Marsit është në një orbitë aspak të favorshme, gjë që do të vështirësojë edhe gjërat më elementare për ju.

Binjakët-Do të jeni ëndërrimtarë dhe kjo do ju bëjë mirë për shëndetin. Sot është dita e përsosur, për të bërë plane, pasi hëna e re do të jetë në shenjën tuaj.

Gaforrja-Do të tregoni kokëfortësi në lidhjen tuaj për disa vendimmarrje. Shpenzimet e radhës do të jenë aq sa do t’ju mbaje xhepi. Mbrëmjen do ta kaloni midis miqve të vjetër.

Luani-Sot do rrezikoni marrëdhënien me personin tuaj të zemrës. Në mëngjes do bëni një skandal të madh dhe direkt pas kësaj i dashuri juaj do ikë nga shtëpia. Ju nuk do prisni që ai të kthehet dhe në vend të kësaj do dilni me miqtë tuaj të ngushtë.

Virgjëresha-Të ka pushtuar një ndjesi parehatie e përzierë me nevojën për të nisur diçka të re, ndaj mos e shtyp. Je në rrugën për të bërë gjëra të mëdha. Nëse je në kërkim të dashurisë, përgatitu të suprizohesh sepse mund të takosh dikë që ka shumë konsideratë për ty. Ndryshimet mes jush do të krijojnë një kontrast të këndshëm që do ta zbukurojnë marrëdhënien dhe jo ta çngjyrosin.

Peshorja-Pritet një ditë pozitive për ju, por duhet të veproni me shpejtësi sepse situata mund të kthehet shumë shpejt në disfavorin tuaj. Mërkuri është stresues, por ju mpreh krijueshmërinë dhe fantazinë.

Akrepi-Shëndeti do të jetë në qendër të vëmendjes tuaj sot. Do të sorollateni nëpër mjekë dhe do përballeni me disa probleme të vogla. Bëni durim dhe gjithçka do të zgjidhet.

Shigjetari-Sot do të tregoheni shumë striktë në çdo veprim që do të bëni. Po të filloni të kurseni nga pak do të jetë më mirë për të ardhmen tuaj.

Bricjapi-Do fiksoheni ndaj gjërave materiale sot. Do refuzoni të takoni anëtarë të afërt të familjes që kanë pasur një zhvillim të lumtur në jetën e tyre. Në vend të kësaj, do shkoni në një event zyrtar. Do kërkoni një person me profil të lartë pune që t’ju ofrojë mbrojtje, por s’do mund ta gjeni një të tillë dhe koha do ju shkojë dëm.

Ujori-Sot është një ditë shumë e frytshme për ty, do të grumbullosh burime dhe informacione në mënyrë shumë eficente që do të krijojnë recetën e përsosur të suksesit. Në dashuri, energjia e ditës së sotme do të kanalizohet në nevojën për të qenë më i sinqertë me ndjenjat e tua.

Peshqit-Ndikimi i yjeve do të jetë pozitiv për jetën tuaj në çift sot. Çdo gjë që keni dëshiruar do mund t’iu plotësohet dhe do të ndiheni më të sigurt për të vazhduar me tutje. Do të shpenzoni shuma marramendëse dhe gjendja do të mbetet delikate./tvklan.al