Dashi– Do të jetë një ditë e vështirë për ju që të arrini marrëveshje. Edhe pse duhet të qëndroni fort në idetë tuaja, ju sugjerohet të jeni më diplomatikë për t’ia dalë mbanë.

Demi- Po kaloni një moment mjaft të mirë, jeni plot energji e dëshirë për të punuar por kujdes se Hëna edhe pse e favorshme mund t’ju bëjë të jeni të rrëmbyer.

Binjakët- Kujdes me sjelljen tuaj ndaj partnerit/es. Mos e provokoni sepse mund të lindin probleme serioze. Sa i përket financave, situata është e paqëndrueshme prandaj nuk këshillohet të bëni shpenzime.

Gaforrja- Jeni shumë të dhënë pas punës apo biznesit por duket se keni lënë pas dore raportet me të tjerët. Nuk është e mjaftueshme vetëm prania juaj fizike në shtëpi.

Luani- Do të jetë një ditë fantastike për ata që janë në një lidhje. Do të përjetojnë emocione dhe do të provojnë gjëra që nuk i kishin bërë më parë. Në aspektin ekonomik duhet të jeni më të kujdesshëm dhe të zgjidhni problemet që keni.

Virgjëresha- Keni shpenzuar shumë e ndoshta pritet të shpenzoni edhe më shumë në të ardhmen, por kjo nuk i lëkund financat tuja, përkundrazi, pasi bëhet fjalë për investime.

Peshorja- Mund të ndodheni para ndonjë të papriture sot, por falë mbështetjes së Mërkurit do të dini t’ia dilni mbanë me forcat tuaja. Intuita juaj nuk ju gënjen as kur ndodheni në vështirësi.

Akrepi- Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë të këndshme. Do t’ju plotësohen një pjesë e dëshirave, ndërsa për të tjerat do të duhet që të presin. Në lidhje me financat, situata do të normalizohet pas disa ditëve jo të qeta.

Shigjetari- Lidhja juaj është shumë e fortë dhe askush nuk do të mundet që ta prishë atë. Bëni kujdes nga zilia e disa personave qe ju rrethojnë. Përmirësime financiare nuk do ketë, por as përkeqësime nuk priten sot.

Bricjapi- Diçka mund të mos funksionojë sot dhe mund të keni vështirësi në aktivitetin që ushtroni e kjo mund të vijë edhe nga kontrasti Jupiter-Hënë. Megjithatë, Afërdita është pozitive në planin sentimental.

Ujori- Urani në shenjë sot është mbështetësi kryesor, prandaj vërtet mund të jeni pa humor, por ama do të jeni të avantazhuar në përplasjet me të tjerët. Në aspektin financiar bëni kujdes me shpenzimet.

Peshqit- Pritet një ditë nën shenjën e dashurisë, raporteve mjaft të mira edhe me njerëzit që ju rrethojnë falë harmonisë së Jupiterit e Neptunit në shenjë. /tvklan.al