Dashi – Para se të bini dakord për çfarëdolloj marrëveshjeje sigurohuni që jeni për atë punë dhe se do të jeni në gjendje ta përfundoni në kohë. Nëse nuk jeni të sigurt, lëreni të kalojë kësaj radhe.

Demi – Nëse përpiqeni që faktet t’i përshtatni në bazë të konkluzioneve që keni, do të keni telashe. Ju jeni i bindur në opinionet tuaja, por fakti se janë tuajat nuk i bën opinionet të drejta.

Binjakët – Dukeni të jenë popullorë për momentin, çka është diçka e këndshme, por planetet ju paralajmërojnë se disa prej atyre që ju brohorasin tani kanë motive të tjera. Mos e lejoni veten të mashtroheni prej tyre. Jini veçanërisht të kujdesshëm kur bëhet fjalë për para.

Gaforrja – Mund të shkoni atje ku ju çojnë instinktet sot, edhe nëse të tjerët po lëvizin në një drejtim krejt të ndryshëm. Ju e dini nga eksperienca e gjatë se nuk duhet ta injoroni zërin tuaj të brendshëm.

Luani – Mos u surprizoni nëse ndiheni pak të plogësht sot. Kjo periudhë do të ndryshojë, dhe shpejt madje. Por ndërkohë përpiquni të merrni vendime të rëndësishme.

Virgjëresha – Ju mund të keni besim të plotë tek aftësitë tuaja, por a kanë të njëjtin besim edhe njerëzit e tjerë? Po të shikoni rrotull, do të shihni edhe nga ata që po shpresojnë t’ju rrëshqasë këmba dhe të përfitojnë nga dështimi juaj. Mos e lejoni të ndodhë.

Peshorja – Sot keni tendencën të përdorni ato çka dini për një person që të avanconi me interesat tuaja, por kjo nuk është një ide e mirë. Reputacioni juaj do të dëmtohet shumë ashpër.

Akrepi – Sinqeriteti është zakonisht politika më e mirë, por shpesh mund të viheni përballë situatave në të cilat, po të tregoni të vërtetën mund të hasni probleme. Ky i tanishmi është një prej këtyre momenteve.

Shigjetari – Ajo që keni menduar se është një fakt i pakundërshtueshëm, do të rezultojë një fantazi e pastër. Mësoni nga situata duke investiguar. Është e vetmja mënyrë për të qenë të sigurt.

Bricjapi – Po tërhiqeni nga diçka që premton shumë me pak investim, por planetet ju paralajmërojnë të bëni kujdes. Sidoqoftë, mbani paratë tuaja në një portofol të sigurt.

Ujori – Është koha për një kontroll të përgjithshëm shëndetësor. Mund të mos keni asnjë problem fizik, por më mirë të jeni të sigurt sesa të pendoheni më vonë.

Peshqit – A mund t’i besoni atyre që ju thotë një shok apo një anëtar i familjes? Sigurisht që doni, por planetet ju këshillojnë që disa gjëra të veçanta t’i shikoni dhe t’i kontrolloni vetë.

Tv Klan