Dashi-Sot do të jeni gjatë gjithë kohës me dy mendje për ato që duhet të bëni dhe eklipsi hënor nuk do t’ua bëjë më të lehta gjërat. Përpiquni të shihni për shenja të mundshme që do t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur.

Demi-Bëni kujdes dhe mos ëndërroni më shumë sa duhet. Disa gjëra mund të mos realizohen apo të mos kenë rezultatet që prisni, pasi nuk janë në dorën truaj. Ndaj qëndroni me këmbë në tokë.

Binjakët-Zakonisht nuk kujdeseni shumë për të zgjedhur fjalët, por sot kjo mund t’ju vejë përballë kritikave. Gjithashtu, përpara se të zbuloni gjëra sikletshme për të tjerët, kujtoni që edhe ju keni sekrete.

Gaforrja-Përgjatë 24 orëve të fundit do të duhet të përballeni me disa sfida, ndaj qëndroni me sy hapur dhe tregojini të tjerëve se nuk keni frikë nga asgjë.

Luani-Ndryshimet në ambientin e punës mund të mos jenë shumë pozitive, por kjo nuk duhet të ndikojë më shumë sa duhet. Është gjithashtu e këshillueshme që të ruani qetësinë edhe kur kolegët apo eprori mund t’ju vështirësojë punën.

Virgjëresha-Mënyra më e mirë për të kaluar një situatë të sikletshme është që të pretendosh se nuk ekziston. Silluni sikur gjithçka është mëse normale dhe se jeni të qetë, ndonëse nga brenda mund të jeni të mbushur me mëri. Emocionet negative duhen kontrolluar.

Peshorja-Kjo mund të jetë një ditë e vështirë, sidomos në shtëpi, ku çfarëdolloj gjëje të thoni apo të bëni, faji do t’ju ngecë juve. Ajo që duhet të kuptoni është se negativiteti i tyre nuk është për ju, por me veten. Ndaj përpiquni që të tregoheni të mirëkuptuar dhe të mos e merrni personale.

Akrepi-Nuk ju pëlqen aspak kur ju kufizojnë dhe do të bëni gjithçka për të thyer rregullat. Megjithatë këto ditë mund të përballeni me disa pengesa, që mund t’ju ngadalësojnë.

Shigjetari-Gjëja më e rëndësishme sot dhe për javën është që të mos kaloni në ekstreme. Eklipsi hënor do të bëjë që të mos keni gjykim të qartë, sidomos kur vjen puna tek paratë. Ndaj ruani qetësinë dhe veproni me kujdes.

Bricjapi-Do të jeni më të ndjeshëm se zakonisht sot, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se është diçka e keqe. Zakonisht jeni njeri me vetëkontroll të fortë, aq sa disa mund të mendojnë se nuk keni ndjenja. Ka ardhur koha t’i tregoni se e kanë gabim.

Ujori-Nuk ka asgjë të keqe që të ndiheni keq për diçka, por nëse i lejoni të tjerët të përfitojnë nga keqardhja juaj, atëherë këtu problemet janë të mëdha. Nëse gabimi është i juaji, është detyra juaj që ta ndreqni. Mos i jepni mundësi të tjerëve t’ju kritikojnë.

Peshqit-Dikush do t’ju sfidojë sot dhe duhet të jeni të përgatitur për t’i bërë ballë. Nëse përpiqeni të bëni kompromis, ata do ta marrin si shenjë dobësie dhe do të përpiqen edhe më shumë për t’ju bërë që të dilni keq. Luftoni për atë që besoni.//tvklan.al