Dashi-Do të keni debate me partnerin për disa çështje të lëna pezull dhe gjithçka do të sheshohet një moment që do të angazhoheni për t’i dhënë zgjidhje. Koha e tepërt që shpenzoni duke u marrë me punën ka bërë që të neglizhoni gjëra të tjera.
Demi-Nëse përpiqeni që faktet t’i përshtatni në bazë të konkluzioneve që keni, do të keni telashe. Ju jeni i bindur në opinionet tuaja, por fakti se janë tuajat nuk i bën opinionet të drejta.
Binjakët-Zakonisht nuk kujdeseni shumë për të zgjedhur fjalët, por sot kjo mund t’ju vejë përballë kritikave. Gjithashtu, përpara se të zbuloni gjëra sikletshme për të tjerët, kujtoni që edhe ju keni sekrete.
Gaforrja-Në punë do të keni mjaft ngarkesë ditën e sotme. Kjo do të ndikojë në shtëpi, pasi nuk do të mund të jepni ndihmën tuaj për ata që ndoshta do të kenë nevojë. Ata që janë në kërkim të punës do të keni shanse të mira për të gjetur një të tillë.
Luani-Falë aftësive tepër të mira komunikuese do t’ia dilni të mbyllni më sukses një çështje që rrinte pezull prej disa kohës. Kjo do të jetë një arsye shumë e mirë për të festuar.
Virgjëresha-Ju mund të keni besim të plotë tek aftësitë tuaja, por a kanë të njëjtin besim edhe njerëzit e tjerë? Po të shikoni rrotull, do të shihni edhe nga ata që po shpresojnë t’ju rrëshqasë këmba dhe të përfitojnë nga dështimi juaj. Mos e lejoni të ndodhë.
Peshorja-Kjo mund të jetë një ditë e vështirë, sidomos në shtëpi, ku çfarëdolloj gjëje të thoni apo të bëni, faji do t’ju ngecë juve. Ajo që duhet të kuptoni është se negativiteti i tyre nuk është për ju, por me veten. Ndaj përpiquni që të tregoheni të mirëkuptuar dhe të mos e merrni personale.
Akrepi-Gjërat po shkojnë kaq mirë momentalisht sa keni frikë që papritur do të zgjoheni dhe do të kuptoni se ishit në ëndërr. Lajmi i mirë është që në fakt nuk është ëndërr, por realitet. Madje ditët në vijim gjërat do të shkojnë edhe më mirë.
Shigjetari-Mëngjesi do të jetë tepër i ngarkuar ndaj do t’ju duhet të merreni me shumë gjëra njëkohësisht. Fatmirësisht do të keni mbështetjen e atyre që ju rrethojnë, që do t’ju ndihmojnë të përmbyllni gjithçka brenda ditës. Shfrytëzojeni pasditen për t’u shplodhur.
Bricjapi-Po tërhiqeni nga diçka që premton shumë me pak investim, por planetet ju paralajmërojnë të bëni kujdes. Sidoqoftë, mbani paratë tuaja në një portofol të sigurt.
Ujori-Nuk ka asgjë të keqe që të ndiheni keq për diçka, por nëse i lejoni të tjerët të përfitojnë nga keqardhja juaj, atëherë këtu problemet janë të mëdha. Nëse gabimi është i juaji, është detyra juaj që ta ndreqni. Mos i jepni mundësi të tjerëve t’ju kritikojnë.
Peshqit-Ndërveprimi me njerëz nga fusha të ndryshme do të jetë në të mirën e të dyja palëve, ndonëse për momentin mund të mos jetë e qartë. Bëjini gjërat me dashuri, është çelësi për gjithçka./tvklan.al