Dashi – Zakonisht nuk ju bën shumë përshtypje së çfarë thonjtë të tjerët për ju, por sot do të bëheni nervoz. Gjithmonë keni dashur që të tjerët t’ju admirojnë dhe të lini përshtypje të mira. Kjo nuk është dita juaj më e mirë.

Demi– Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë mjaft pozitiv dhe të palodhur në vendin tuaj të punës. Për këtë arsye mos u druani të nisni projekte të reja, të cilat do të rezultojnë mjaft të frytshme. Në dashuri, mos u tregoni grindavec.

Binjakët – Sot do i jepni rëndësi partnerit, duke kaluar një ditë të këndshme. Aspekti financiar është i qëndrueshëm. Në këtë mënyrë, problemet tuaja do të realizohen siç ju i kishit menduar.

Gaforrja – Për sa i përket jetës në çift, çdo gjë do jetë më e lehtë sot. Gjithsesi mos jeni aq kritikë sa më parë nëse nuk doni të keni debate. Do shpenzoni pa kursim gjatë kësaj dite dhe financat do tronditen së tepërmi.

Luani – Flisni hapur me atë që keni në krah sot dhe mundohuni me mirësjellje dhe qetësi të rregulloni problemet që iu kanë dalë para.  Ditët e fundit keni qenë shume arrogant dhe kjo ka prishur ekuilibrat.

Virgjëresha – Do të gjeni përgjigjet e disa pyetjeve, do të nxirrni një shumë parash dhe mund të përfundoni kështu një kontratë biznesi. Jeta në çift shkon për bukuri e përzier me romanticizëm dhe pasion.

Peshorja  – Sot do të përfshiheni në disa debate të vogla me njeriun e zemrës. Prandaj mos u tregoni shumë të ashpër.  Nëse tregoheni të matur gjithçka do të zgjidhet shumë lehtë.

Akrepi – Sot do të jeni shumë dinamike dhe plot energji,  dhe të gjithë do ju admirojnë. Kujdes se dikush mund t’ju “rrëmbejë” zemrën, mos i refuzoni ftesat. Bëni kujdes me shëndetin.

Shigjetari – Nga një sukses në tjetrin, kjo mund të thuhet për pjesën më të madhe të atyre që i përkasin kësaj shenje, që është totalisht në ndikimin e yjeve të mirë. Megjithatë, partneri ka nevojë për ju.

Bricjapi – Sot do të jeni më të gjallëruar dhe kjo do t’ju japë më shumë mundësi për të ndjekur nga afër aktivitetin tuaj në planin ekonomik.

Ujori – Do të jeni shumë të pavendosur, por shumë shpejt do të merrni vendimet e duhura dhe nuk do të pendoheni më vonë. Mbrëmja do të jetë plot sfida argëtuese.

Peshqit – Bëni kujdes pasi sot mund të përballeni më sfida që nuk e kishit menduar. Një koleg në punë do ju hapë telashe, por ju mos hiqni dorë nga projekti jua. Ka ardhur koha që të merrni atë që meritoni.

/tvklan.al