Dashi-Vendosja e planeteve do të bëjë që të futeni në bisedë me një njeri të mrekullueshëm. Nuk do të zhgënjeheni. Përkundrazi do të ndiheni më me vetëbesim dhe kurajozë. Nuk është nevoja për t’u shqetësuar për asgjë. Jeni të destinuar për të qenë të lumtur.

Demi-Sot do të përjetoni disa eksperienca të reja sa i përket jetës dashurore. Nëse jeni me fat mjaftueshëm do ta shihni partnerin/en në pozicionin që ju bën ju më besimplotë.

Binjakët-Gjërat nuk do të shkojnë siç i kishit planifikuar. Për fillestarët ndjenjat duket sikur vrapojnë larg jush, por mos harroni se çdo gjë është nën kontrollin tuaj. Për një minutë ndiheni marrëzisht të dashuruar, pastaj kërkoni kohë etj. Kjo është një fazë që do të kalojë, por partneri/ja do të fillojë të mendojë seriozisht sikur është një problem.

Gaforrja-Vendosja e yjeve inkurajon që të shprehni veten në një mënyrë të pazakontë. Bisedat e çuditshme janë të pazakonta, por keni për t’i shijuar në çdo moment. Flisni për hobit që keni dhe disa gjëra të habitshme që keni kaluar.

Luani-Sot parashikohet që të takoheni me një person të vetmuar. Ka shumë mundësi që ky person të besojë tek ju. Ka një lidhje shumë të fortë mes ju të  dyve. Mbani një sy hapur dhe shikoni si rrjedhin gjërat.

Virgjëresha-Sot pozicioni i yjeve ju vendos mbi “grep”. Do ta keni të vështirë që të përshtateni me sjelljen e partnerit/es. Jeni mësuar që t’i keni nën kontroll partnerët. Lërini të qetë, kanë nevojë për hapësirë në këto momente.

Peshorja-Pozicioni i yjeve ju jep besimin e duhur për të qenë në kontakt me një njeri shumë të veçantë. Edhe nëse bëni hapin e parë dhe refuzoheni, duhet ta dini që kjo nuk është një mundësi që duhet lënë. Duhet që të mendoni dhe të hyni në një bisedë serioze me këtë njeri.

Akrepi-Është shumë e rëndësishme që ta lini veten që të tregoni si ndiheni. Situata aktuale ju jep kurajon që ta bëni. Partner/ja ka shumë mundësi që të impresionohet nga ideja që ju keni shkuar aq larg dhe jeni bërë emocionalë.

Shigjetari-Do të kaloni disa vështirësi në marrëdhënien aktuale. Do të filloni të shprehni ndjenjat. Shkak për këtë do të bëhet atmosfera që ka krijuar për ju personi i zemrës. Merrni avantazh nga kjo dhe krijoni një lidhje të fortë mes të dyve.

Bricjapi-Nëse i keni hyrë një lidhjeje  dashurore kohët e fundi, atëherë pozicioni i planeteve do t’ju bëjë të kuptoni sot se çfarë aventureje i keni hyrë. Sapo keni filluar të njihni njëri-tjetrin, dhe jeni që tashmë të gëzuar për ato që keni mësuar.

Ujori-Radhitja e planeteve ka për të sjellë më në fund pakëz dritë në jetën dashurore. Mund të shprehni gëzimin se jeni të dashuruar dhe duhet të nisni të planifikoni diçka që ju gëzon. Do të ndiheni të lehtësuar kur të shprehni disa nga ndjenjat përbrenda.

Peshqit-Tregoni entuziazmin për personin e zemrës. Planetet sugjerojnë që të shprehni ndjenjat e forta dhe mos t’i mbani për vete. Keni për ta parë që do të kaloni një kohë më të bukur nëse i tregoni ndjenjat./tvklan.al