Dashi- Në punë do të keni shumë vështirësi sot dhe nëse nuk tregoheni të kujdesshëm mund të keni probleme të mëdha. Tregoni shumë kujdes kur do t’iu duhet që të merrni vendime.

Demi- Gjatë gjithë ditës së sotme do të jeni të zënë duke takuar miq të ndryshëm. Në mbrëmje do të merrni një lajm jo shumë të mirë dhe do të nisin mosmarrëveshjet në familje.

Binjakët- Do të keni një ditë shumë të ngarkuar sot, pasi një pjesë të mirë të saj do të ta kaloni duke zhvilluar disa takime për punë. Për sa i përket financave duhet të keni shumë kujdes.

Gaforrja- Sot pritet që të kaloni një ditë shumë të lumtur dhe mund të merrni një lajm të mirë. Do t’iu duhet që të merrni një vendim të vështirë, por para se të veproni dëgjoni mendimin e të tjerëve.

Luani- Një ditë plot me probleme do të jetë kjo e sotmja për ju. Një problem shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do të rishfaqet sërish. Tregoni kujdes dhe konsultohuni me mjekun.

Virgjëresha- Për sa i përket çështjeve financiare do të jetë një ditë me fat dhe mund të kryeni të gjitha shpenzimet që ju dëshironi. Në punë do të keni një problem që mund të zgjidhet lehtë.

Peshorja- Gjatë gjithë ditës do të jeni të angazhuar me punë. Do të ndiheni shumë të lodhur dhe do të kërkoni që të qëndroni vetëm. Do t’iu duhet që të merrni një vendim me rëndësi.

Akrepi- Do të jeni shumë të lumtur sot. Po ashtu do të tregoni se jeni shumë të duruar dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në punë. Për sa i përket çështjeve financiare mund të keni disa probleme.

Shigjetari- Në punë do të keni disa probleme dhe mund të merrni një vendim shumë të shpejt që edhe mund t’iu sjellë pasoja. Të dashuruarit do të kalojnë një ditë të bukur sot.

Bricjapi- Çdo gjë do të jetë nën kontrollin tuaj sot. Nëse jeni duke planifikuar ndryshim pune apo një biznes të ri, ky është momenti për të vendosur. Do të keni disa probleme me financat.

Ujori- Në punë pritet që të keni një ditë të qetë, por me disa probleme të vogla që do të marrin zgjidhje shumë shpejt. Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do të marrë fund.

Peshqit- Një ditë shumë sfiduese do të jetë kjo e diel për ju. Duhet që të keni shumë kujdes kur merrni vendime. Për sa i përket çështjeve financiare do të merrni një lajm të mirë dhe do të gëzoheni./tvklan.al