Dashi – Nëse nisni diçka të re këtë javë, mund t’ju duhet të hiqni dorë më vonë, kështu që mos u nxitoni. Mendohuni pak më gjatë para se të hidhni hapin vendimtar.

Demi – Dikush diku do të emocionohet dhe do të thotë gjëra që në të vërtetë nuk i mendon. Tani që e dini këtë, ju nuk do të prekeni shumë kollaj. Kjo do t’ju bëjë të arrini në përfundimet e duhura.

Binjakët – Nuk ka nevojë të kërkoni falje se nuk pëlqeni dikë dhe nuk dëshironi të keni të bëni me të. Të tjerët e dinë nga eksperienca se jeni një person i këndshëm.

Gaforrja – Dikush që mendon se ju nuk e meritoni suksesin që keni arritur mund të flasë keq ndaj jush këtë javë, por mos u shqetësoni. Nuk mund t’ju bëjë keq për sa kohë ju do të refuzoni të veproni. Injorojeni.

Luani – Nëse një mik apo koleg thotë diçka që ju zemëron, mos reagoni ashpër. Qëndroni të qetë dhe surprizojini me veprimet tuaja.

Virgjëresha – Planetet thonë se ju do të merrni atë që meritoni vetëm kur t’jua bëni të tjerëve me dije se kurrë, nën asnjë rrethanë, nuk do të pranoni më pak se sa vleni.

Peshorja – Nuk ju duhet të impresiononi njerëzit me të cilët punoni. Nëse ata akoma nuk e dinë se çfarë jeni në gjendje të bëni, atëherë paaftësia është e tyrja. Bëni punën tuaj dhe bëjeni mirë.

Akrepi – Keni tendencën të bëni diçka idiote. Nëse e bëni do ju kushtojë në para dhe në kohë. Tani që e dini këtë duhet ë jeni më të kujdesshëm.

Shigjetari – Ka rrezik që të bëheni më emocionalë këto ditë pa asnjë arsye. Çdo veprim i pamenduar mund t’ju kushtojë në të ardhmen. Pa marrë parasysh se çfarë provokimesh ju bëhen, ruani gjakftohtësinë.

Bricjapi – Mund të dukeni i qetë nga jashtë, por si koka ashtu edhe zemra juaj po vlon. Nuk do të mund të fshihni asnjë mendim të keq për njerëzit apo për një situatë të caktuar.

Ujori – Nëse prisni që të ndodhë më e keqja, me shumë gjasa do të ndodhë. Mendja është një mjet i fuqishëm, përdoreni për mirë.

Peshqit – Kjo nuk është një kohë e mirë për të marrë vendime as për jetën, as për familjen dhe as për karrierën tuaj. Prisni derisa dielli të lëvizë në favorin tuaj në datën 21 të këtij muaji./tvklan.al