Dashi-Një sipërmarrje e re nga ana juaj do të ketë një fillim të bukur sot. Ju nuk do të injoroni pengesat, por do të përballeni për t’i kapërcyer. Megjithatë, partneri, prindërit apo disa zyrtarë mund të shfaqin një pengesë serioze.

Demi-Sot jeni në një formë të shkëlqyer. Jeni lehtësuar nga shqetësimet që kishit dhe është koha ta shijoni. Sa i përket dashurisë, mund të keni disa mundësi emocionuese.

Binjakët-Nëse e fokusoni të gjithë energjinë në një drejtim të vetëm përgjatë 48 orëve në vijim, nuk do të ketë limite për atë që mund të arrini. Do ta keni fare të lehtë për të qenë të suksesshëm edhe në projekte tejet të vështira.

Gaforrja-Dikush që mendon se ju nuk e meritoni suksesin që keni arritur mund të flasë keq ndaj jush këtë javë, por mos u shqetësoni. Nuk mund t’ju bëjë keq për sa kohë ju do të refuzoni të veproni. Injorojeni.

Luani-Suksesi që keni qenë duke ëndërruar po vjen dhe do të jetë edhe më i madh nga sa keni pritur. Është koha të shijoni frytet e punës suaj.

Virgjëresha-Mund të keni disa komplikime të caktuara me kontaktet profesionale apo në lidhjen intime. Duhet të kufizoheni për të mos e rënduar situatën. Përveç kësaj, duhet të bëni paqe me ata që do të merreni sot, për të konfirmuar edhe reputacionin tuaj.

Peshorja-Kujdes me shpenzimet sot, sepse mund t’ju duhet të harxhoni një shumë të madhe parash për diçka të padobishme.

Akrepi-Një projekt po shkon në drejtim të gabuar, ndryshe nga sa ishte planifikuar dhe për këtë duhet të ndërhyni, për ta futur sërish në shina. Megjithatë fillimisht duhet të rishihni edhe njëherë pozicionin tuaj përballë përkufizimit të suksesit. Harrojeni famën dhe pasurinë, por mendoni si do të ndikojë tek të tjerët.

Shigjetari-Ka rrezik që të bëheni më emocionalë këto ditë pa asnjë arsye. Çdo veprim i pamenduar mund t’ju kushtojë në të ardhmen. Pa marrë parasysh se çfarë provokimesh ju bëhen, ruani gjakftohtësinë.

Bricjapi-Kujdesuni për veten dhe më pas merruni me detyrimet tuaja. Në veçanti, disa çështje familjare mund t’ju shqetësojnë dhe kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Mos i anashkaloni dhe mos i lini pas dore, për të mirën tuaj.

Ujori-Çfarëdolloj idesh t’ju vijnë këtë fundjavë, e rëndësishme është që mos shkoni në ekstreme. Planetet paralajmërojnë se nëse e kaloni cakun në shtëpi po punë, do ta paguani shtrenjtë. Bëni kujdes dhe ruani ekuilibrin.

Peshqit-Kjo nuk është një kohë e mirë për të marrë vendime as për jetën, as për familjen dhe as për karrierën tuaj. Prisni derisa dielli të lëvizë në favorin tuaj në datën 21 të këtij muaji./tvklan.al