Dashi- Një ditë jo e mirë dhe me çaste impulsive kjo e dielë. Mund të arrini vonë në një takim të rëndësishëm me partnerin/en. Financat në ditë të vështirë.

Demi- Një ditë me humor të keq kjo e sotmja. Gjithçka vjen nga ndonjë debat i vogël me partnerin/en, por gjithsesi situata do rregullohet shpejt. Ndihma nga të tjerët nuk duhet të jetë një alibi. Financat do jenë të mira.

Binjakët- Një ditë me ulje-ngritje në shumë aspekte. Nëse jeni çift sot është momenti që të jeni bujarë me partnerin/en tuaj në të gjitha kuptimet. Pritet lajm i keq nga financat.

Gaforrja- Dita do t’ju nis me humor të keq, por do të përfundojë me humor të mirë falë mbështetjes që partneri/ja do tregojë për ju. Në mbrëmje do të ndodh një ngjarje e bukur. Një ditë me mjaft shpenzime.

Luani- Kjo ditë do nisë me momente tensioni me njeriun e zemrës. Pasditja do të jetë nervozuese, ndërsa mbrëmja me telefonata irrituese. Kujdes si i menaxhoni paratë.

Virgjëresha- Nëse shpresoni në ndihmën e partnerit/es, sot mos e prisni këtë gjë. Diçka duhet të ndryshoni në jetën tuaj. Suksesin do ta gëzoni pas kësaj. Buxheti do vi duke u përmirësuar.

Peshorja- Tregohuni më të përkushtuar ndaj partnerit pasi çdo ditë që kalon, ai/ajo mund të largohet prej jush. Jupiteri i mbështet projektet tuaja dhe sot do t’ju jap mundësi të mira për t’i çuar deri në fund. Edhe në planin financiar keni fat këtë të dielë.

Akrepi- Momente jo të mira me partnerin. Nëse besoni se mjafton vetëm një diskutim banal për të larguar partnerin/en tuaj do të thotë që ende keni pak besim te ai. Buxheti duket në ditë të mirë.

Shigjetari- Sot mos u shqetësoni shumë nëse nuk do të ndjeni emocione të forta për njeriun e zemrës, mëngjesi do të jetë kështu, por mbrëmja premton rimëkëmbje të plotë. Financat janë në ditë të mirë.

Bricjapi- Do të ndjeni një zbrazëti të madhe duke menduar gjëra të vjetra të jetës suaj. Mos bini shumë në këto mendime, por dedikojuni marrëdhënies aktuale. Me shpenzimet nuk do i keni punët aspak mirë.

Ujori- Ju ndiheni të pasigurt për një hap të rëndësishëm. Nëse jeni në një fazë që doni të bashkëjetoni, largoni frikërat. Flisni hapur për ndonjë shqetësim me partnerin/en. Gjendja e financave drejt përmirësimit.

Peshqit- Ju keni disa probleme që ju shqetësojnë së tepërmi. Ajo që këshillohet është se partneri/ja do të jetë personi i vetëm dhe duhur me të cilin duhet të diskutoni këto probleme. Ai/ajo do ju ofrojë mbështetjen e pakushtëzuar. Kujdes financat! /

tvklan.al