Dashi – Ditë jo e mirë për ata që janë në një lidhje. Do të mbizotërojë tensioni dhe nuk do të ndiheni të qetë. Në planin financiar situata do të jetë e qëndrueshme.

Demi – Jeta në çift do të jetë e ndërlikuar. Nuk do bini dakord për shumë gjëra me partnerin/en dhe do keni debate të ashpra. Në planin financiar duhet të keni garanci para se të kryeni çdo lloj shpenzimi.

Binjakët – Mbështetja që do t’ju japë Afërdita sot është shumë domethënëse, për arsye se pikërisht në planin sentimental keni shumë nevojë. Mosmarrëveshjet me dikë mund të evitohen duke u treguar më tolerantë.

Gaforrja – Duhet të forconi bashkëpunimin me partnerin dhe të ndryshoni rutinën pesimiste në jetën në çift. Në planin financiar duhet t’i mendoni me kujdes gjërat para se të hidhni çdo lloj hapi.

Luani – Sot duket se jeni të “privilegjuarit”e yjeve, pasi janë disa planetë që kanë një ndikim pozitiv. Në plan të parë është Afërdita që sjell stimuj të rinj për erosin. Një mik apo një njohje e re mund të shënojnë një kthesë decizive.

Virgjëresha – Do keni ide shumë të mira sot si ta rindizni pasionin në jetën tuaj ne çift. Gjithçka do të shkojë për mrekulli. Sa i përket financave, duhet t’i menaxhoni me kujdes.

Peshorja – Ditë e mbushur me surpriza dhe emocione të shumta. Partneri/ja do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Financat do të jenë problematike.

Akrepi – Do ta keni më të lehtë të flisni me partnerin për problemet që ju shqetësojnë. Në planin financiar mund të kryeni disa shpenzime të nevojshme meqënëse të ardhurat do të jenë të qëndrueshme.

Shigjetari – Duhet të prisni momente më të mira, pasi situata yjore nuk është e favorshme për momentin. Evitoni të qëndroni pasivë dhe në vetmi.

Bricjapi – Për çdo paqartësi apo problem duhet të flisni lirshëm me partnerin/en. Kujdes me financat sepse mund të keni më tepër humbje sesa fitime.

Ujori – Pas një kohe të gjate me zënka dhe mosmarrëveshje ne çift, sot do të rivendoset qetësia. Do dashuroheni ashtu si ta ndjeni dhe do ndiheni mjaft mirë. Në planin financiar duhet t’i dëgjoni me kujdes këshillat e të tjerëve për të shmangur problematikat.

Peshqit – Sot ka të ngjarë të jeni shumë aktivë, pasi planetët mund t’iu ushqejnë dëshirën për të bërë gjithçka. Rrethi i miqve tuaj mund të zgjerohet, por mos harroni se duhet t’i përzgjidhni ju vetë. /tvklan.al