Dashi – Nuk keni arsye përse të jeni i tensionuar, por duhet të dini se keni për të humbur më shumë se të tjerët. Të tjerët mund të shpenzojnë pa teklif, por ju duhet të jeni pak më realist dhe të bëni kujdes me shpenzimet.

Demi – Një gjëegjëzë që ju ka shqetësuar prej kohësh do të zgjidhet sot. Dhe me shumë gjasa ju do të çliroheni psikologjikisht kur të mësoni cila është përgjigjia. Në asnjë mënyrë nuk duhet të tregoheni i ashpër me veten.

Binjakët – Diçka që do të ndodhë sot do ju japë mundësinë të provoni se sa të vështirë jeni. Por me të kaluar këtë episod, ju duhet të jeni sërish të sjellshëm me njerëzit.

Gaforrja –Një prej fushave në të cilat jeni tepër të mirë është frymëzimi i njerëzve për të përmirësuar veten. Ditët e ardhshme ju mund dhe duhet të ndihmoni ata që janë përgjegjës për të bërë më shumë dhe më mirë.  Në një farë mënyre, ju jeni mësuesi i tyre, mësojini mirë.

Luani – Mos u tregoni budalla të merrni vendime të rëndësishme para se t’i dini të gjithë faktet. Natyra juaj e padurueshme mund të bëjë që armiqtë tuaj të gjejnë mangësi në ato që bëni. Jepini kohë vetes.

Virgjëresha – Dikush duket se e ka keqkuptuar atë që ju thoni. Ju vërtetë jeni kritikë, por gjithçka keni bëri e keni bërë për të mirën e tyre. Ndoshta ata nuk e shikojnë në këtë mënyrë. Mund të bëni mirë nëse kërkoni ndjesë dhe vijoni në rrugën tuaj.

Peshorja- Pasi Dielli të lëvizë në shenjën tuaj do ta keni më të lehtë të shprehni veten dhe të përfundoni punët e nisura. Nga tani deri në atë moment mos mendoni dhe mos flisni shumë, vetëm relaksohuni.

Akrepi – Keni qenë në formë të shkëlqyer kohët e fundit, çka ju bën të mendoni se këto kohë të mira nuk do të përfundojnë kurrë. Por sigurisht që do të përfundojnë dhe këtë bëni mirë ta ngulitni në mendje. Kohë të vështira po vijnë, pritini me buzëqeshje në fytyrë.

Shigjetari – Jo shumë njerëz do të jenë dakord me drejtimin të cilin do të vendosni të merrni sot, por ju e ndjeni nga thellësia e zemrës se kjo është gjëja e duhur për ju. Vetëm ju e dini se çfarë dëshironi në të vërtetë dhe vetëm ju vendosni se çfarë vjen pas kësaj.

Bricjapi – Pa më të voglin dyshim ju ndjeni se mund të merrni botën kundër dhe të fitoni, por teksa qëndrimit të Diellit në shenjën tuaj po i vjen fundi, duhet ë ulni tonet. Sërish mund të jeni fitues, por mund t’ju duhet të punoni pak më tepër.

Ujori – Bota do t’ju duket një vend më i mirë, të paktën kur Dielli të lëvizë drejt shenjës suaj në ditët në vijim. Deri atëherë këshilloheni të përbuzni çdo ndjesi të keqe që mund të keni për njerëz të caktuar.

Peshqit – Nëse përballeni me ndonjë surprizë që do ju zërë të papërgatitur sot, mundësitë janë të mëdha që të fajësoni veten. Është fakt që duhet ta kishit parë tek afrohet, por tani është këtu dhe ju duhet të përballeni. Nuk do të jetë kaq e vështirë./tvklan.al