Dashi- Sot do të jeni shumë emocionalë dhe çdo fjalë që do ju thotë partneri do ju bëjë të ndiheni keq. Kjo është vetëm një periudhe e shkurtët dhe gjithçka do të kalojë. Përpiquni të jeni sa më pozitive.
Demi – Mendim dhe pasioni juaj janë në një mendje sot dhe kjo do ja u vështirësojë negociatat në punë. Përpiquni të ndani punën nga pasioni pasi gjërat mund të përkeqësohen. Nëse partneri nuk pajtohet me ju gjërat do të vështirësohen.
Binjakët –Pritet një ditë e mirë, por shumë impenjuese për ju, kështu që do të jeni të detyruar të lini për më vonë një takim me dikë për një çështje private. Sot do të jeni shumë tërheqës.
Gaforrja– Megjithëse kuadri yjor mbi kokën tuaj nuk është edhe aq i favorshëm, kjo nuk do t’ju pengojë aspak që sot të keni iniciativë e madje të jeni edhe agresivë ndaj kundërshtarëve tuaj.
Luani– Ndoshta sot do të jeni të shtrënguar të hiqni dorë nga diçka që keni shumë për zemër, për diçka tjetër që lidhet me financat tuaj. Dhe kur bëhet fjalë për para, nuk ndaleni para asgjëje
Virgjëresha–Do t’ju duhet të suportoni diçka sot, më pas do të jenë edhe dy faza të tjera planetare shumë impenjative për aktivitetin tuaj profesional dhe çështjet e familjes. Mos i duroni ata që flasin për ushqimin.
Peshorja–Shijojeni këtë ditë, që nga mëngjesi dhe deri në darkë. Do të ndriçoheni nga një dritë e veçantë për sa i përket dashurisë, karrierës, punës apo biznesit tuaj.
Akrepi–Nëse ka ndonjë arsye serioze për t’u grindur në ambientin e punës, më mirë bëjeni shpejt përpara se t’ju kapë qetësia dhe vetmia.
Shigjetari–Dashuri me shikim të parë për personat që janë vetëm. Megjithatë,nuk do mungojne dhe debatet e vogla. Në profesionin tuaj do ta ndieni veten shumë mirë.
Bricjapi–Mendoni çfarëdo veprimi që jeni duke bërë. Është thjesht kohë e mirë që të aplikoni energjinë tuaj krijuese mbi çdo gjë që ka shumë nevojë për një frymëzim të ri.
Ujori–Fitorja juaj në dashuri është një gjë e sigurt. Beqarët do ta kenë të pamundur që të mos dashurohen. Jeni sërish në posedim të të gjithë cilësive tuaja të mira, edhe në punë apo në biznese.
Peshqit–Mëngjes i ëmbël në familje. Sot do të keni takime emocionuese. Por nëse nuk dëshironi të kaloni një mbrëmje të lodhshme, evitoni vendet me shumë zhurmë.
/tvklan.al