Dashi- Nuk do jeni shumë të kthjellët sot për atë që duhet të bëni në jetën në çift dhe do debatoni herë pas here me partnerin. Financat do jenë mjaft delikate prandaj kujdes me shpenzimet që do kryeni.

Demi- Pasioni në çift do jetë i zjarrtë gjatë kësaj dite. Do ndiheni edhe më mirë pranë atij që dashuroni dhe do jeni gati të merrni vendime. Financat do jenë goxha shqetësuese kështu që bëni mirë të shpenzoni me maturi dhe kujdes.

Binjakët- Marrëdhënia në çift do jetë më e mirë se disa ditë më parë, megjithatë që situata të vazhdoje e ngrohtë duhet t’i merrni gjërat me qetësi. Financat do të jenë goxha të turbullta.

Gaforrja- Do i jepni shumë prioritet jetës suaj në çift gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do shkojë për mrekulli. Partneri nga ana tjetër do kujdes me tepër për ju dhe do iu surprizojë. Në aspektin financiar, situata do të rregullohet.

Luani- Plutoni do nxisë debate në jetën tuaj në çift dhe do e keni shumë të vështirë të ruani një klimë të ngrohtë. Nëse nuk bëni kujdes me shpenzimet, financat do vijnë duke u përkeqësuar.

Virgjëresha- Ditë mjaft harmonike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do flisni më tepër me partnerin dhe do e respektoni çdo mendim të njëri-tjetrit. Ekuilibri financiar nuk do ketë as tronditjen më të vogël.

Peshorja- Ditë e keqe kjo e sotmja për të dashuruarit. Nuk do jeni në gjendje të mirë për të diskutuar qetësisht me partnerin dhe do debatoni ashpër me të. Financat do mbrohen gjithë kohës nga yjet. Mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Akrepi- Jeta juaj në çift do e humbasë paksa alegrinë dhe harmoninë që ka pasur. Nuk do bini dakord për shumë gjëra dhe situata ka rrezik të ndërlikohet. Buxheti duhet menaxhuar me më shume kujdes dhe largpamësi. Mos mendoni vetëm për rehatinë e momentit.

Shigjetari- Ditë disi më e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do jeni me këmbë në tokë dhe do i pranoni disa gabime që keni bërë. Partneri nga ana tjetër do jetë më tolerant. Financat në përgjithësi do jenë të qëndrueshme, megjithatë për të bërë investime të mëdha duhet të prisni.

Bricjapi- Të dashuruarit nuk duhet të tregohen striktë me ata që kanë në krah sepse mund të kenë mosmarrëveshje të shumta. Në planin financiar mos e lini për nesër rregullimin e situatës sepse mund të jetë vonë.

Ujori- Ditë shumë e lumtur kjo e sotmja për ata që janë në çift. Do dashuroheni në mënyrë pasionante me partnerin dhe do doni që dita të mos ketë fund. Financat fatmirësisht nuk do jenë problematike. Do jeni të qetë në këtë sektor.

Peshqit- Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë mjaft i ngrohtë gjatë kësaj dite. Do ndiheni mirë pranë personit që dashuroni. Në planin financiar duhet të reflektoni njëqind herë para se të hidhni çdo lloj hapi. Investimet lërini për më vonë.

/tvklan.al