Dashi-Pozicioni i planeteve bëri që marrëdhënia juaj të kishte shqetësime. Megjithatë sot çdo gjë do të zgjidhet. Duhet të jeni më të qetë. Është koha për të rifreskuar dashurinë dhe angazhimet mes njëri-tjetrit.

Demi-Sot ndiheni shumë diplomatikë. Keni për të përballuar çdo situatë që ngrihet në familje dhe në marrëdhënien në çift. Partneri/ja mund të jetë keqinformuar rreth një çështje të caktuar. Do të jeni në gjendje ta sqaroni. Kjo gjë do të forcojë lidhjen tuaj.

Binjakët-Është koha ideale për t’i kushtuar vëmendje familjes. Sot do të zënë vend aktivitetet me fëmijët. Bëni kujdes me shëndetin dhe mbani higjienën e pastër. Sot do të zgjidhen edhe keqkuptimet me miqtë.

Gaforrja-Nuk jeni në humorin më të mirë të mundshëm dhe me shumë mundësi këtë mllef do ta nxirrni ndaj partnerit/es. Do ta kuptoni që po silleni padrejtësisht. Është shumë e nevojshme që të kontrolloni luhatjet tuaja të humorit. Nëse nuk e bëni më mirë të kaloni pak kohë larg partnerit, ose përndryshe lidhja juaj do të jetë në rrezik.

Luani-Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje partnerit/es. Ajo/ai ka një stres të jashtëzakonshëm. Vetëm ju me qëndrimin tuaj mund të ndikoni pozitivisht tek personi i zemrës. Nuk është koha për t’u shqetësuar vetëm për veten.

Virgjëresha-Lëvizjet e planeteve kanë sjellë trazira në marrëdhënien në çift. Ditët e fundit kanë qenë plot ngjarje. Kjo ju ka vendosur në mbrojtje ku shpresoni që të ruani paqen. Ky është momenti për të eksploruar lidhjen.

Peshorja-Ka shumë mundësi që një person i tretë të ndërhyjë shumë në marrëdhënien tuaj me qëllime të këqija. Ky person me shumë mundësi do të jetë dikush që e besoni. Merrni çdo informacion nga partneri/ja, gjithmonë me një dozë të shëndetshme skepticizmi. Mund të jeni shënjestër xhelozie. Duhet t’i besoni më shumë ndjenjave.

Akrepi-Sot ju buzëqesh fati sa i përket parave. Prisni të takoni dashurinë e jetës. Kini kujdes me shëndetin. Një hap i gabuar mund të hedhë poshtë të gjitha ato që keni fituar deri më tani.

Shigjetari-Dikush pranë jush dëshiron që të jetë i/e dashuri/a juaj. Mirëpo ju dëshironi që të mbani vetëm shoqërinë. Do të jetë më lehtë nëse lejoni që ky person të shprehë ndjenjat hapur. Kujdes me vendimin që do të merrni.

Bricjapi-Do të jetë pak e vështirë që të lidheni me të dashurin/ën. Jeni zakonisht të afërt, por sot do të filloni të mbani disa emocione peng. Mirëpo duhet t’ia tregoni të gjitha. Kështu marrëdhënia juaj do të forcohet më shumë.

Ujori-Sot është dita perfekte për të implementuar idetë kreative që keni. Megjithatë do të jeni në disa probleme financiare për të ndjekur këtë ëndërr. Kujdes me shëndetin.

Peshqit-Mundohuni të flisni me partnerin/en. Është koha t’ia rihapni zemrën njëri-tjetrit. Në këtë mënyrë edhe lidhja juaj do të forcohet./tvklan.al