Dashi – Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë. Mos jini kategorik dhe të prerë në çdo gjë. Sa i përket dashurisë, jo gjithçka është në formën e duhur.

Demi – Nëse doni të merrni pjese në lloto, fatin e keni në dorën tuaj. Në punë do të përfitoni nga rastet që do t’ju vijnë. Në dashuri do të konkretizoni një dëshirë, të cilën e keni ëndërruar prej kohësh.

Binjakët – Do të ndiheni të shpërqëndruar dhe nuk do të mund të merrni iniciativa të rëndësishme. Në mbrëmje nëse jeni vetëm do të programoni një mbrëmje shumë emocionale. Me punën tregoni kujdes.

Gaforrja– Do të jeni në gjendje që të parandaloni të papritura të ndryshme, në sajë të intuitës tuaj të shkëlqyer. Në sektorin e dashurisë nuk duhet të jeni të acaruar, ndaj jini më romantik dhe shprehni hapur ndjenjat tuaja.

Luani– Suksesi do t’ju udhëheqë në të gjitha vendimet që do të merrni. Në punë do të kapni më shumë mundësi të reja. Edhe promovimet nuk përjashtohen. Sa i përket dashurisë, ndiheni shumë mirë vetëm.

Virgjëresha– Mundohuni të rrethoheni nga persona sa më pozitiv të cilët do të dinë të vlerësojnë shpirtin tuaj të aventurës. Do të jeni në kërkim të pikave të referimit dhe kjo gjë do ju bëjë më të pavarur jo vetëm në çështjet profesionale por edhe në dashuri.

Peshorja – Do të surprizoheni nga një vizitë e papritur e cila do ju bëjë euforik. Rigjetja e një personi nga e kaluara juaj do ju bëjë të rimendoni situatat pozitive të cilat do ju bëjnë të rigjeni forcë dhe guxim dhe në të njëjtën kohë të përballoni edhe problemet në vendin e punës.

Akrepi– Kjo ditë është mjaft interesante për t’u përfshirë në nisma të reja dhe të mbyllni përfundimisht gjithë situatat që ju kanë vendosur në siklet gjatë javëve të fundit. Do të hapet një fazë e rëndësishme, e cila do të sjellë vetëm fitore.

Shigjetari– Duhet të dëgjoni këshillën e njerëzve që ju duan të mirën dhe që ju vënë përballë realitetit, kështu që merrni parasysh sugjerimet tuaja. Parashikohet që të bëni një njohje të re.

Bricjapi– Duhet të sforcoheni më shumë për të ruajtur përqëndrimin në vendin e punës. Keni kaluar një fazë të mbushur me tensione për kolegët tuaj, por duhet të shtrëngoni dhëmbët për të mbyllur të gjitha çështjet e mbetura ende pezull. Mbrëmja do të jetë relaksuese për ta kaluar me familjen. Do të merrni propozime të reja.

Ujori– Mos u ndjeni të detyruar që të ndiqni me patjetër këshillat e të tjerëve, por dëgjimi i tyre mund t’iu stimulojë të kërkoni një këndvështrim tjetër lidhur me një situatë e cila ju bën konfuz dhe të pavendosur. Gjatë kësaj të shtune duhet të jeni më të pavarur në dashuri.

Peshqit– Yjet e favorizojnë shenjën tuaj sa i përket karrierës. Nëse jeni duke planifikuar që të ndërmerrni një iniciativë të re do të keni fat maksimal që gjithçka të shkojë në mënyrë të suksesshme. /

tvklan.al