Dashi-Sot prisni që të jeni më i futur në marrëdhënie me njerëzit. Do të gjeni miq të rinj, ose të kaloni kohë me vlerë me shokët e vjetër. Edhe nga ana e dashurisë do të jeni mirë pasi do të vijë duke u intensifikuar. Javët në vijim do të gjeni burime për të përmirësuar mirëqenien tuaj.

Demi-Muajin e kaluar patët mundësi që të afirmoni veten tuaj dhe të cementoni disa aspekte të personalitetit. Po hyni në një periudhë konsolidimi. Duket sikur keni krijuar një produkt të ri dhe tani do ta nxirrni në treg.

Binjakët-Sot do të jeni më të dakordësuar. Keni për të qenë të lumtur. Do të keni besim, qartësi dhe karizëm kudo që shkoi. Keni përmirësuar veten muajt e fundit.

Gaforrja-Ky është momenti i duhur për të larguar ato që ju pengojnë që të arrini synimet tuaja. Është një pengesë e caktuar që ndalon që të shkëlqeni.

Luani-Keni përpara disa javë shumë prodhimtare. Keni punuar fuqishëm së fundmi dhe është e natyrshme që të arrini në këtë fazë. Duhet që të ktheni kokën pas, të masni se çfarë keni kaluar dhe të vlerësoni fuqinë që keni. Kujdes, mos mendoni kurrë pak, mund të arrini gjëra të mëdha.

Virgjëresha-Duhet të bëni disa pëërpjekje më shumë. Duhet që të ktheheni në Tokë dhe të na “bashkoheni” ne. Mund të jeni duke kultivuar pavarësinë më shumë seç duhet. Duket sikur po largoheni nga njerëzit. Duhet që të pranoni të punoni me të tjerët pasi është një komponent i rëndësishëm i jetës.

Peshorja-Ajo që mund t’ju duket tokë e ngurtë mund të rezultojë rërë thithëse. Kini kujdes ku shkelni. Mund t’ju shfaqet një element keqkuptimi gjatë ditës, ç’ka mund t’jua bëjë të vështirë të dilni para njerëzve.

Akrepi-Keni bërë një arritje shumë të madhe në jetën emocionale muajin e kaluar. Është momenti i duhur për të mbajtur këtë harmoni. Tani ndiheni më spontanë. E meritonit këtë.

Shigjetari-Sot mund ta gjeni të vështirë të përballeni me realitetin. Ju duhet kohë të çlodheni, mos u shqetësoni për detajet dhe përqendrohuni më shumë në gjendjen tuaj të përgjithshme.

Bricjapi-Sot mund ta keni të vështirë të avanconi me projektet tuaja, veçanërisht nëse keni nevojë për ndihmën e të tjerëve. Për të marrë diçka duhet të jepni diçka. Jini i pari që lëshon pe dhe gjërat mund të zbuten.

Ujori-Dëgjoni me kujdes zërin e zemrës suaj sot. Nëse ka kundërshti me ato që thonë miqtë tuaj, atëherë janë ata që e kanë gabim. Vazhdoni të dëgjoni zërin e brendshëm.

Peshqit-Jeni në një fazë të mirë sa i takon ndjenjave, në sajë të ndikimit të Diellit. Në punë, dita do të jetë pozitive, por bëni mirë që të shikoni përreth. /tvklan.al