Dashi – Dashuria do iu verbojë gjatë kësaj dite dhe mund të dilni nga vetja juaj. Kujdes, mos bëni gjithçka që iu thotë partneri sepse do të pendoheni shpejt. Klima në sektorin e financave nuk do jetë ashtu si ju e prisnit.

Demi – Ambienti yjor do favorizojë dashurinë e çifteve. Do jeni edhe më sensualë dhe pasionantë gjatë kësaj dite si dhe do merrni vendime të rëndësishme. Financat do jenë të mira. Është momenti ideal për të kryer investime dhe për të rritur kapitalin.

Binjakët – Pasioni në çift do të rindizet gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni si mbi re. Edhe ata që kanë pasur debate dhe mosmarrëveshje kohët e fundit do i zgjidhin dhe do rivendosin komunikimin. Do iu duhet të bëni disa shpenzime urgjente ose disa miq do iu kërkojnë hua.

Gaforrja – Nëse keni tashmë një lidhje, marrëdhënia me partnerin tuaj do jetë më sensuale dhe pasiononte sesa zakonisht. Në sektorin e financave do keni më shumë besim tek vetja dhe do gjeni mundësitë e duhura për t’ia dalë mbanë.

Luani – Gjatë kësaj dite do përjetoni një ndjenje pasigurie në jetën në çift. Nëse kjo lidhje nuk iu jep kënaqësinë që prisni është më mirë t’i jepni fund njëherë e përgjithmonë. Për financat do shqetësoheni sepse ato nuk do jenë në gjendje të mirë. Merrni sa me shpejt masa dhe kërkoni ndihmën e një miku.

Virgjëresha – Mos u tregoni shumë mosbesues kundrejt partnerit tuaj sot. Nëse ju e ruani në çdo hap që hedh ai edhe mund të mërzitet. Dita e sotme do jetë e mrekullueshme në sektorin financiar. Gjithsesi mos u tregoni aspak impulsive për të shpenzuar.

Peshorja – Sot do bëni gjithçka për të dashurinë e zemrës suaj. Do gjeni fjalët e përshtatshme dhe do i jepni atij ngrohtësinë e dëshiruar. Në aspektin financiar, planetët do iu sjellin fat dhe do iu mbrojnë. Mundohuni të tregoheni të matur.

Akrepi – Urani do ndikojë negativisht sot në jetën tuaj në çift. Do keni shumë mosmarrëveshje dhe zënka të forta. Komunikimi do të zbehet dita ditës. Falë influencës së mirë planetare, financat do fillojnë të stabilizohen. Hiqni ndonjë para mënjanë nëse do iu jepet mundësia.

Shigjetari – Do e keni më të lehtë të jetoni pranë atij që doni sot. Saturni do iu ndihmojë të qëndroni gjatë gjithë kohës në humor. Edhe partneri do iu ndihmojë ta ngrohni atmosferën. Mos i lini pas dore mundësitë që do iu jepen sot në planin financiar. Përfitoni sa më shumë që të përmirësoni situatën.

Bricjapi – Gjatë gjithë kësaj dite nuk do jeni me humor shumë të mirë. Nëse keni ndonjë vërejtje ndaj partnerit bëjani dhe sqarojini gjërat sa më parë. Situata financiare nuk do jetë aspak e favorshme. Tregohuni sa më vigjilentë dhe të matur me shpenzimet.

Ujori – Gjatë kësaj dite partneri nuk do ketë shumë besim tek ju dhe do kërkojë t’iu kontrollojë. Nëse nuk iu pëlqen gjeni mënyrën e duhur për t’ia thënë. Financat ne tërësi do të jenë të mira.

Peshqit – Dita e sotme për çiftet pritet të jetë shumë premtuese. Venusi do iu bëjë ta shijoni sa më shumë lidhjen tuaj. Situata financiare do jetë e mirë dhe ju do keni fat me shumicë. Përfitoni nga kjo për të hequr disa para mënjanë.

/tvklan.al