Dashi- Çdo gjë do shkojë më së miri sot në jetën tuaj në çift. Do ia plotësoni dëshirat njëri-tjetrit dhe do ndiheni si në ëndërr së bashku. Në planin financiar priten goxha probleme. Nuk duhet të kryeni investime të tejskajshme.

Demi- Dita pritet të jetë e mirë sot për ata që janë në një lidhje. Do e kaloni krizën që kishte pushtuar jetën sentimentale dhe do tregoheni më optimiste për të ardhmen. Në planin financiar do gjeni zgjidhje për të gjitha problemet që keni pasur. Do ndiheni më të qetë.

Binjakët- Beqaret që kanë kohë së bashku do marrin vendime thelbësore të cilat do ua ndryshojnë tërësisht rrjedhën e jetës. Për financat do jetë ditë e privilegjuar. Do e dini mirë sa të shpenzoni në mënyrë që situata te mos ketë tronditje.

Gaforrja- Ata që janë në një lidhje do e thellojnë edhe me tepër marrëdhënien me partnerin dhe do kalojnë momente pasionante se bashku. Në planin financiar shmangni transaksionet e tejskajshme dhe bëni një riorganizim të të ardhurave.

Luani- Ditë shumë e privilegjuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Klima do jetë e ngrohtë dhe e favorshme edhe për të përjetuar emocione pa fund. Në planin financiar do jeni luftarakë dhe nuk do ndaleni derisa ta stabilizoni situatën.

Virgjëresha- Sot është koha e duhur për t’u përballur haptazi me problemet në çift. Nëse i lini ende pas dore duke menduar se do zgjidhen vetë do bëni një gabim shumë të madh. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj. Do kryeni edhe shpenzime, edhe do hiqni disa para mënjanë.

Peshorja- Pas një periudhe delikate dhe me probleme në çift, sot do pajtoheni me partnerin tuaj dhe do i shihni gjërat më me realizëm. Po ta kishit bërë më parë këtë, nuk do kishit pasur probleme. Në planin financiar situata do jetë më e mirë sesa ju e kishit menduar.

Akrepi- Dita e sotme do jetë shumë e paqëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Herë do jeni në humor e herë do jeni me nerva. Kujdes, sepse edhe durimi i partnerit e ka një limit. Në planin financiar duhet të tregoheni më të mençur dhe të kujdesshëm me shpenzimet.

Shigjetari- Çiftet do kenë me tepër mundësi të qëndrojnë me personin që kane në krah dhe do i shprehin me lehtësi ndjenjat. Në planin financiar do jeni me shume fat dhe do arrini të kryeni të gjitha transaksionet e nevojshme.

Bricjapi- Klima për jetën tuaj në çift do jetë premtuese sot. Do ndiheni mirë pranë atij që dashuroni dhe do përjetoni emocione pa fund. Shmangni me çdo mënyrë gabimet.

Ujori- Debatet në çift do jenë aq të forta gjatë kësaj dite saqë disa mund të vendosni edhe të ndaheni. Kujdes me ato që do thoni nëse nuk doni të shkatërroni atë qe keni ndërtuar deri më sot. Në planin financiar, falë ndihmës së disa familjarëve, do arrini t’i zgjidhni problemet dhe do jeni më të qetë.

Peshqit- Të dashuruarit do përballen me surpriza të njëpasnjëshme gjatë kësaj dite. Emocionet do jenë të papërshkrueshme, por disa mund të mendojnë edhe ndonjë çmenduri të vogël. Në planin financiar Plutoni do iu bëjë më të kthjellët. /

tvklan.al