Dashi-Po i humbisni shpresat, sa i përket ëndrrave dhe fantazive. Është momenti që të fokusoheni tek ajo që dëshironi dhe të vazhdoni përpara me vetëbesim. Jeni menduar dhe keni reflektuar mjaftueshëm. Ka ardhur koha që t’i bëni ëndrrat realitet.

Demi-Jeta sentimentale nuk do përbëjë asnjë problem për ju gjatë kësaj dite kështu që dashurohuni ashtu si ta ndjeni pa u menduar shumë. Sektori i financave do ketë nevojë për më tepër kujdes, megjithatë nuk priten probleme te mëdha.

Binjakët-Do të duhet pak kohë sa të tjerët të marrin mesazhet tuaja, por fatmirësisht nëse ju buzëqeshin yjet keni për ta arritur. Dikush ka kaluar vështirësi të mëdha që të marrë vëmendjen tuaj. Mirëpo ju keni dështuar që ta kuptoni këtë gjë.

Gaforrja-Rutina juaj e punës do të marrë fund, pasi e gjithë metodologjia e vjetër që përdornit nuk do të jetë më. Do të haseni me disa probleme të vogla, por ju jeni shumë të zotët për të dala nga situata të sikletshme.

Luani-Dallga e madhe që keni përballë sot do të zbutet, por pasi të ketë arritur maksimumin e saj. Ndryshimi që po ndodh i ka rrënjët e thella. Ndonëse për momentin nuk i dalloni dot, efektet do të jenë të mëdha dhe këtë do ta kuptoni me kalimin e javëve.

Virgjëresha-Çdo gjë do shkoje për mrekulli sot ndërmjet jush dhe atij/asaj që keni në krah. Do jeni të gatshëm të provoni eksperienca të reja dhe emocionet do shumëfishohen. Financat do kenë goxha tronditje. Bëni kujdes.

Peshorja-Kjo është një ditë shumë e bukur për ju, por një debat në punë do të prishë të gjithë humorin. Mos u tregoni impulsive dhe përpiquni të matni fjalët në të kundërt do bëhet “gjëma”.

Akrepi-Është ditë e jashtëzakonshme për të shprehur romanticitetin. Edhe pse e keni njohur partnerin prej disa kohësh sërish ju duket sikur po nisni një aventurë të re. Shijojeni këtë skenar të mrekullueshëm.

Shigjetari-Është momenti ta hidhni pas krahëve konfuzionin e javëve të fundit. Aftësia e mrekullueshme për të krijuar ka qenë e përgjumur kohët e fundit, pasi nuk keni ditur sesi të fokusoheni në të. Ndoshta e keni përdorur gabim, duke bërë që të ndikojë negativisht në disa aspekte të jetës tuaj.

Bricjapi-Do jeni shumë romantikë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe atmosfera do bëhet edhe më e ngrohtë se më parë. Në disa momente do ju duket sikur jeni në ëndërr. Në planin financiar do jeni të zotët dhe do kryeni transaksionet e duhura.

Ujori-Një mik mund t’ju befasojë sot. Në mbrëmje do të mund të takoni dikë që është një personazh i vërtetë. Ndërkohë, diskutimet me miqtë mund t’ju bëjnë të ndryshoni qëllimet tuaja.

Peshqit-Pozicioni i planetëve do të bëjë që të kaloni një mbrëmje të paharrueshme. Personi i zemrës do të pranojë të takohet me ju. Duhet që të qëndroni me këmbë në tokë./tvklan.al