Dashi-Me sharmin tuaj sot mund të bëni për vete këdo. Për disa madje, mund të jeni të pa rezistueshëm. Shfrytëzojeni ditën për të kthyer në anën tuaj edhe armiqtë.

Demi-Më në fund, ditëve të trazuara po i vjen fundi. Sot do të mund t’i shihni gjërat më qartë dhe të kuptoni çfarë po ndodh rreth e rrotull. Vendimet që do të merrni bazojini në fakte.

Binjakët-Nuk ka rëndësi sa punë keni apo sa të zënë jeni momentalisht, duhet të gjeni kohë për veten. Planetet kërkojnë që të shpenzoni më shumë kohë me partnerin.

Gaforrja-Dikush që e keni admiruar në distancë, më në fund duket se e ka vënë re ekzistencën tuaj. Çfarë duhet të bëni? Mos u tregoni njeri i vështirë dhe bëni lëvizjen e parë.

Luani-Është një gjë të jesh ambicioz dhe një tjetër t’i bësh ëndrrat aq të guximshme sa shanset për t’u realizuar të jenë gati të pamundura. Qëndroni me këmbë në tokë dhe shihni progresin e bërë përpara se të veproni.

Virgjëresha-Mendohuni mirë për atë që po përpiqeni të bëni dhe më pas zhytuni me kokë. Do të jeni padyshim të suksesshëm. Nuk ka rëndësi çfarë mendojnë të tjerët, ju e dini çfarë duhet bërë.

Peshorja-Diçka që do të ndodhë sot, do t’ju detyrojë që të shihni se një ide apo besim që keni prej vitesh, mund të mos jetë aq i saktë sa mendonit. Mos kini frikë për ta hedhur tutje, ide më të mira ju presin.

Akrepi-Përse të gjithë ata që ju rrethojnë janë papritur me të mirë se zakonisht? Cilado qoftë arsyeja shfrytëzojeni sa më shumë, sepse nuk do të zgjasë. Bëjani të ditur atyre që keni pranë çfarë dëshironi dhe ata do t’ju ndihmojnë.

Shigjetari-Një marrëdhënie shumë e rëndësishme për ju në të shkuarën, tani nuk duket më e tillë dhe më e mira që mund të bëni është të fokusoheni në gjëra të reja. Jeta ndryshon në mënyrë konstante, mos kini frikë të bëni përpara.

Bricjapi-Mos lejoni që kritikat e të tjerëve t’ju mërzisin sot, sepse nuk ka asgjë që ata mund të thonë apo të bëjnë, që t’ju pengojnë në qëllimet tuaja. Mendimet e tyre janë pa vlerë.

Ujori-Duhet të jeni të ndërgjegjshëm që ka diçka të mirë tek secili nga ata që ju rrethon. Shpesh mund të duket sikur disa njerëz janë ose të keq, ose të mirë, por nuk është e vërtetë. Secili ka dy anë, mjafton ta shihni me qetësi.

Peshqit-Gjeni kurajon për të thënë ‘jo’ ndonjëherë, për gjëra që e dini që nuk do t’ju shijojnë. Nuk mund të lejoni që për hir të të tjerëve ta detyroni veten për t’u bërë pjesë e gjërave që nuk i doni./tvklan.al