Dashi-Lajme të mira sot. Po punonit për një gjë të rëndësishme dhe sot është dita për të marrë përfitimet. Dilni me kolegët. Do t’i shijoni ato momente bashkë dhe do të kaloni një kohë shumë të bukur. Sa i përket financave do të merrni një vendim që do t’iu sjellë përfitime të mëdha edhe në të ardhmen.

Demi-Jeni në humorin më të mirë. Mos e humbni këtë aspekt të karakterit sepse iu çliron nga të gjitha tensionet. Kaloni kohë me të afërmit.

Binjakët-Hiqni dorë nga planifikimet dhe ndalni një minutë të shikoni si është gjendja rrotull. Keni nxituar prej kohësh për të përmbushur detyrimet. Tashmë që i keni planifikuar të gjitha është koha për t’u qetësuar dhe për të shijuar përfitimet e mundit.

Gaforrja-Sot do t’iu vlerësohen shumë aftësitë në punë. Nëse jeni student sugjerohet që të shkoni dhe të bëni provimet e mbartura. Jeni aventurierë dhe merrni riskun për të pasur një takim “të verbër”.

Luani-Mundohuni që të krijoni bashkëpunime me njerëz të fuqishëm e të ngjashëm me interesat tuaja. Disa persona po mundohen t’iu ndikojnë duke iu dhënë shpresa të rreme. Mos u kushtoni vëmendje këtyre gjërave. Bëni gjykimet dhe vendosni ku do shkoni. Keni menduar prej kohësh për të blerë një shtëpi… ndoshta sot është momenti.

Virgjëresha-Keni shmangur prej kohësh detyrimet, por sot është dita e duhur për t’i përmbushur ato. Do t’iu duhet disiplinë dhe përqendrim. Do t’iu duhet që të përqendroni të gjithë energjitë tek puna. Prej kohësh keni qenë në dyshim për lidhjen, por sot kjo do të largohet.

Peshorja-Do të keni kontakte me shumë njerëz. Kjo do të bëjë që të zgjidhni çdo situatë lehtësisht. Për beqarët, pritet që familjarët të miratojnë lidhjen tuaj dashurore, diçka që e kanë kundërshtuar prej kohësh.

Akrepi-Do të keni një ide shumë të madhe sot dhe nuk duhet që ta lini të iki. Sot është dita për të menduar dhe për të arritur sa më lart. Studiojini pengesat dhe do t’i kaloni me lehtësi sfidat.

Shigjetari-Ditë e shkëlqyer për të qenë aventurierë. Fati do t’iu buzëqeshë sa i përket pasurisë. Ndërsa për sa i përket marrëdhënies aktuale, mund të keni disa pikëpyetje për partnerin/en. Duke sikur po iu tërheq dikush tjetër. Kjo është gjë kalimtare dhe do të kalojë. Ju duhet të qëndroni aty ku jeni. Kaloni më shumë kohë me partnerin/en dhe do ta kuptoni që ai/ajo është i/e mrekullueshëm/e siç ka qenë.

Bricjapi-Sot jeni shumë modestë. Mund të sakrifikoni kohë, para dhe ushqime vetëm e vetëm për të kënaqur të tjerët. Kini vëmendjen tek fëmijët. Kaloni kohë në shtëpi dhe hani ushqime higjienike.

Ujori-Do të shkoni në udhëtime të shkurtra për arsye profesionale ose personale. Edhe pse është e vështirë të bëni udhëtime në këtë kohë do t’ia dilni si ta menaxhoni kohë dhe rezultatet do të jenë në favorin tuaj.

Peshqit-Do të jeni plot imagjinatë sot. Puna do t’iu japë mundësinë që të vizitoni disa vende. Duhet të zbuloni anën romantike. Është disa për ta lënë veten të lirë. Do t’iu vijë një mesazh i rëndësishëm./tvklan.al