Dashi – Shumë gjëra kanë për të ndryshuar një herë e përgjithmonë. Do të jetë një ditë e mbushur me stres dhe ankth në të gjithë sektorët e jetës, si në sferën profesionale ashtu edhe në fushën e ndjenjave. Po ashtu do të ndjeni nevojën për të zgjidhur disa problematika, të cilat kanë të bëjnë me vendin e punës.

Demi – Të martuar apo thjesht të dashuruar, marrëdhënia në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme. Do të jeni të karikuar me një energji të pashtershme gjatë kësaj dite, e cila do të jetë e shtrirë në çdo sektor. Mjaft e favorshme është fusha e ndjenjave dhe ajo profesionale.

Binjakët – Mos u tregoni krenarë dhe kujdes edhe me xhelozinë. Duhet të mundoheni të tregoheni më të hapur ndaj të rejave të rëndësishme, duke ndryshuar rutinën e kësaj dite. Parashikohet mundësia për të arritur objektiva të rinj.

Gaforrja – Falë pozicionimit të mirë të Venusit në qiellin e dashurisë së beqarëve, sot do jetë një ditë fantastike. Duhet të mundoheni që të tregoheni shumë të duruar lidhur me konflikte ndërpersonale. Yjet këshillojnë që të shmangni çfarëdolloj diskutimi sentimental dhe familjar gjatë kësaj dite.

Luani – Bashkëpunimi dhe mirëkuptimi i kohëve të fundit do zëvendësohen me debate të ashpër. Do të kaloni një ditë e cila do të jetë e ekspozuar kryesisht sa i takon sferës profesionale, ku duhet të qëlloni në shenjë. Edhe në fushën e ndjenjave, do të vijojnë disa përballje me kritika.

Virgjëresha – Zakonisht gjërat më të bukura ndodhin papritur. Do të përballeni me kërkesa të reja për t’u vënë në lojë sa i takon sferës profesionale dhe asaj sentimentale. Sot do të keni mbështetjen maksimale të yjeve, përfshirë këtu edhe në planin financiar.

Peshorja – Nuk do të jeni fort të kënaqur dhe do t’ju duhet të hidhni një hap pas gjatë kësaj dite, në mënyrë që të qartësoni situatat profesionale dhe familjare. Vetëm duke hapur sytë, do të dini si të veproni. Kujdes kur shpenzoni për të kaluar stresin.

Akrepi – Mos u mundoni gjatë gjithë kohës të kontrolloni njerëzit që ju rrethojnë. Ka disa ndryshime të rëndësishme në periudhën e fundit me të cilat duhet të përshtatni. Ndryshimet do të përfshijnë qoftë fushën e ndjenjave ashtu edhe atë profesionale, ndaj duhet të tregoheni të matur lidhur me hapat që do të hidhni.

Shigjetari – Bëni të pamundurën të mos përfshiheni nga rutina sot. Të lindurit e kësaj shenje do të mund të mbështeten në ndikimin e planetit të Venusit, duke përfituar nga mundësitë në sferën profesionale dhe sentimentale.

Bricjapi – Pas një periudhe delikate, sot do të riperjetoni emocionet dhe kënaqësitë e hershme. Do të jeni mjaft të vendosur gjatë kësaj dite, ku ekziston mundësia që të hyni në konkurrencë në sferën profesionale. Fusha e ndjenjave do të jetë nën ndikimin pozitiv të yjeve.

Ujori – Një ditë e mbushur me takime dhe supriza. Ju që jeni në një lidhje do të dini si ta menaxhoni situatën e asnjeri prej jush nuk do të marrë vendime të nxituara. Do të ndjeni nevojën për të vendosur ekuilibër në jetën tuaj, duke u afruar më shumë me partnerin/en.

Peshqit – Për shkak të ndikimit të madh të Merkurit, jeta juaj në çift do të jetë delikate sot. Duhet të mundoheni të rrini larg kërkimit të mëshirës. Në këtë mënyrë nuk do të arrini asgjë. Do t’ju duhet të përqendroheni në objektivat profesionale dhe familjare.  /tvklan.al