Dashi-Kushtojini më shumë vëmendje anës shpirtërore. Zgjidhni mënyrën që dëshironi, por mos e lini pas dore. Duhet t’i jepni më shumë rëndësi ëndrrave dhe dëshirave që keni, pse jo t’i bëni edhe realitet.
Demi-Disa situata do të bëhen më të qarta sot dhe kjo do t’ju ndihmojë që t’i jepni zgjidhje shumë çështjeve problematike. Me partnerin gjërat shkojnë mirë, ndonëse iu duket sikur prej disa kohësh ka ndodhur një krisje në marrëdhënie. Sido të jetë e vërteta, bëni mirë të rivendosni dialogun e munguar.
Binjakët-Ju nuk jeni njeriu që shqetësohet shumë për paratë, por dielli në shenjën tuaj ju paralajmëron të mos shpenzoni më shumë se jeni në gjendje të paguani. Paraja gjithmonë ka më shumë vlerë kur mbeteni pa të.
Gaforrja-Lëreni mendjen të lirë dhe lejojeni veten të ëndërroni. Ajo që mund të imagjinoni sot dhe përgjatë ditëve në vijim, mund të bëhet shumë shpejt realitet.
Luani-Kini gjithmonë parasysh që veprimet tuaja kanë pasoja, e për këtë nuk mund të fajësoni të tjerët. Ruani qetësinë dhe reflektoni, nuk jeni të pagabueshëm.
Virgjëresha-Biseda interesante parashikohen sot me njeriun e zemrës. Nga ana tjetër do të zbuloni një metodë të re për të bërë më shumë para, pse jo edhe falë teknologjisë. Megjithatë kur vjen puna tek idetë e reja, vlerësojini ato me kujdes dhe mbani në mendje se jo të gjitha mund të realizohen.
Peshorja-Asgjë nuk është e pamundur. Nëse instinkti ju thotë se ka diçka tek tjetri që është e njëjtë me atë që dëshironi, atëherë bëni mirë t’i besoni. Si duhet të veproni, kjo është çështje më vete. Zgjidhni momentin dhe kohën e duhur, pa patur frikë për të guxuar.
Akrepi-Jeta është e mirë dhe po përmirësohet me kalimin e kohës. Nuk e besoni këtë? Duhet ta besoni se është e vërtetë. Shumë njerëz ankohen për këtë, por fakti është se bota nuk ka qenë kurrë një vend më i mirë. Shijojeni!
Shigjetari-Atmosfera në familje sot do të jetë tepër pozitive. Kështu që nëse keni pasur përplasje apo hatërmbetje, ky është momenti i duhur për t’i zgjidhur.
Bricjapi-Financat nuk do të jenë në nivelet më të mira të mundshme këtë periudhë për shkak se keni disa detyrime për të plotësuar. Por mos u shqetësoni sepse shumë shpejt arka juaj e kursimit do fillojë të mbushet.
Ujori-Si mund ta bëni më të lehtë përditshmërinë tuaj? Nisjani nga fillimi, mos ua hiqni të gjithë barrë njerëzve rreth jush, por përpiquni t’i mësoni të punojnë në grup dhe ta ndajnë barrën me njëri-tjetrin. Fakti se ju mund t’i bëni shumicën e gjërave më mirë se ata, nuk do të thotë se ju duhet të bëni gjithçka.
Peshqit-Mos i anashkaloni disa përgjegjësi që keni. Sa më shumë t’i shtyni aq më keq do të jetë për ju për t’i zgjidhur siç duhet. /tvklan.al