Dashi-Sot mund të ndiheni disi të lodhur, gjendje e cila do të vijë për shkak të çështjeve që lidhen me shëndetin. Është e këshillueshme që të shmangni çdolloj konflikti me partnerët në biznes dhe marrjen e vendimeve në këtë fushë. Shtyni gjithçka me rëndësi, të paktën gjatë ditës.

Demi-Do të jeni të bekuar nga fati. Projektet e lëna pezull sot mund të rinisin dhe gjithçka duket se do të shkojë më së miri. Problemet që mund të keni pasur në familje duket se sot do të gjejnë zgjidhje duke rikthyer harmoninë me të dashurit tuaj.

Binjakët-Dita e sotme do të jetë plot energji dhe tejet pozitive. Në punë do të keni mbështetjen e eprorëve dhe kjo do të sjellë pse jo edhe rritje në detyrë. Në jetën sentimentale është e këshillueshme që të shmangni arrogancën.

Gaforrja-Kjo fillim jave do të nisë me dëshirën e mirë për të çuar përpara shumë angazhime, disa prej të cilave kishit kohë që i linit mënjanë. Në punë mund të keni rritje në detyrë. Edhe jeta sentimentale parashikohet të rezervojë mjaft surpriza.

Luani-Hëna nuk do të jetë në një pozicion të mirë sot, duke ju bërë të ndiheni pa energji dhe me probleme që lidhen me shëndetin. Bëni durim është një periudhë kalimtare. Megjithatë jo vetëm sot, por në përgjithësi shmangni investimet në projekte të cilat nuk sjellin përfitime.

Virgjëresha-Jeta personale është në një fazë tejet të mirë. Nëse jeni në një marrëdhënie, harmonia do të mbizotërojë. Nëse jeni në kërkim të partnerit, fati do t’ju buzëqeshë. Edhe në punë, gjërat duket se do të marrin një hov pozitiv.

Peshorja-Vetëbesimi që do t’ju karakterizojë ditën e sotme do të reflektohet edhe në punë. Jeni në një pozicion tejet të mirë në raport me kundërshtarët dhe armiqtë. Do të jeni të mirë fokusuar në objektivat që i keni vënë vetes. Në shtëpi është e këshillueshme që të evitoni debatet e kota.

Akrepi-Sot do të reflektoni pozitivitet, një gjendje që do t’ju bëjë tejet të dashur tek ata që ju rrethojnë. Shfrytëzojeni këtë energji për të bërë gjëra frytdhënëse. Nëse planet për pushime i kishit lënë pezull, sot është ditë e mirë për të parë përpara.

Shigjetari-Sot do të jeni të rrethuar nga ndjesi negative, që mund t’ju bëjnë të ndiheni të trishtuar. Mos u angazhoni në projekte që kërkojnë përqendrim dhe energji, por mbi të gjitha bashkëpunimin e të tjerëve.

Bricjapi-Nuk do të mund të përmbushni detyrat që keni marrë përsipër sot. Mos u shqetësoni, është situatë kalimtare. Megjithatë derisa t’ju kthehet vetëbesimi merrini gjërat me qetësi dhe kërkoni bashkëpunimin e atyre që ju rrethojnë.

Ujori-Nëse kishit plane për të bërë investime apo ndryshime në shtëpi, ky është një moment i mirë për t’i realizuar. Java nis mbarë, me pozitivitet dhe energji. Shfrytëzoni kohën që keni në dispozicion për të bërë punë të cilat i keni lënë mënjanë prej kohësh.

Peshqit-Kërkoni më të mirën nga vetja dhe nëse nuk ia dilni, nuk ka nevojë që të ndiheni keq. Shpesh gjërat nuk janë në dorën tuaj, por kjo nuk duhet t’ju bëjë pesimistë. Sot niseni ditën me pozitivitet dhe do të shihni se në fund të saj do të keni arritur mjaft gjëra./tvklan.al